Vuçiq paralajmëroi vizitë në Fushë Kosovë, MPJD po heshtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ditë më parë, serbëve që jetojnë në fshatrat e Fushë Kosovës u premtoi që do t’i vizitojë së shpejti. Ai në Parlamentin e Serbisë kishte thënë se nuk ka mbetur asnjë serb në Fushë Kosovë, e pas kësaj pati reagime nga serbët në atë pjesë, kryesisht në Bresje. “Bëhet fjalë […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ditë më parë, serbëve që jetojnë në fshatrat e Fushë Kosovës u premtoi që do t’i vizitojë së shpejti.
Ai në Parlamentin e Serbisë kishte thënë se nuk ka mbetur asnjë serb në Fushë Kosovë, e pas kësaj pati reagime nga serbët në atë pjesë, kryesisht në Bresje.
“Bëhet fjalë për 45 njerëz. U kërkoj falje, do ta përmirësojë gabimin me punë, angazhim dhe luftë për ta”, ka thënë Vuçiq, gjatë një vizite në Krushevc.
Për këtë paralajmërim të Vuçiqit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës po heshtë.
Indeksonline më 1 korrik 2021 ka pyetur MPJD-në se, nëse Vuçiq kërkon leje për këtë vizitë, a do t’ia aprovojë ministria, por që deri në këto momente nuk është dhënë ndonjë përgjigje.
Vuçiq për herë të fundit në Kosovë ishte në shtator të vitit 2018.
Gjatë vizitës dyditore në Kosovë, Vuçiq u ndal tek Liqeni i Ujmanit ku foli për rëndësinë e këtij Liqeni.












