Vucic po kopjon ‘botën ruse’ të Putin, por Serbia nuk do të tolerohet nga Perëndimi si Rusia

Vucic po kopjon ‘botën ruse’ të Putin, por Serbia nuk do të tolerohet nga Perëndimi si Rusia

Serbia, përkatësisht presidenti Aleksandar Vucic që vendos për gjithçka në atë shtet, po provon të imponohet si forca kryesore në rajon, e idesë serbe po i shërben si shembull ideja e ‘botës ruse’ ka thënë Genadi Sisojev, që tërhoqi vërejtjen po ashtu se toleranca e perëndimit për Rusinë nuk vlen për Serbinë. Genadi Sisojev që […]

Genadi Sisojev që është korrespodent i medias ruse Komersant për Ballkanin paralajmëroi se kjo ide nuk është e mirë për Vucic pasi nuk Serbia nuk mund të krahasohet me Rusinë.

“Ka ngjashmëri dhe përputhshmëri, por dhe një dallim kyç ka me kopjen e Vucic të Rusisë, që harron se roli i Rusisë dhe Serbisë nuk është i njëjtë. Ajo që i tolerohet Rusisë, Perëndimi nuk do t’ia toleroj Serbisë” tha Sisojev për radion malazeze Gradski Radio të Podgoricës.

Ai tha se Perëndimi në atëkohë ka përshëndetur ngritjen në pushtet të partisë së Vucic, për shkak të pranimit të Kosovës, pasi kuptuan se pushteti i atëhershëm në krye me Boris Tadic kurrë s’do ta bënte.

Megjithatë, sipas tij qëndrimi ndaj Serbisë po ndryshon në Perëndim dhe në Bashkimin Europian. E Rusia po provon të ruaj ndikimin në Ballkan, kryesisht përmes gazit.

“Ka dy faktorë përmes të cilëve shtrin ndikimin, është Beogradi dhe Milorad Dodik në Republikën Serbe” tha Sisojev.

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, në shënimin e 13 vjetorit të partisë së tij Lëvizja Socialiste ‘lëshoi’ idenë e krijimit të të ashtuquajturës ‘bota serbe’, duke theksuar se Aleksandar Vucic duhet të jetë president i gjithë serbëve.

“Detyra e kësaj gjenerate politikanësh është krijimi i botës serbe, të bashkoj gjithë serbët kudo që ata jetojnë” kishte thënë Vulin.

Deklarata e tij u prit me indinjatë dhe u dënua nga rajoni, ku ajo konsiderohej vazhdim i të ashtuquajturës ‘Serbia e Madhe’.

Si zakonisht Vucic i mohoi këto deklarata duke thënë se Serbia angazhohet për ruajtjen e kufijve ekzistues. Pak kush ka besim në edhe në Serbi në këtë mohim të presidentit serb, që ka pasur rast t’i tërheqë vërejtjen ministrit të tij inatçi Vulin që nga shtatori i vitit të kaluar kur nisi me këto deklarata ambiciozee.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?