Vucic nxit konflikt: Mesazh publik se Serbia është në rrezik dhe i duhet ushtri e fortë

Vucic nxit konflikt: Mesazh publik se Serbia është në rrezik dhe i duhet ushtri e fortë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka publikuar në konton e tij në rrjetin social Instagram një porosi mjaft ogurzezë ku i paralajmëron serbët se janë në rrezik të madh dhe vetëm ushtria e fortë do t’i shpëtojë. Në montazhin e xhirimit propagandues shihet si njësite ushtarake serbe të të gjitha degëve, ajrore e tokësore mobilizohen […]

Në montazhin e xhirimit propagandues shihet si njësite ushtarake serbe të të gjitha degëve, ajrore e tokësore mobilizohen në gatishmëri për të ‘mbrojtur atdheun’. Produksion i lartë i kësaj promoje për një video në rrjet social.

“Gjendemi në një rajon të ndërlikuar, e në një situatë të ndërlikuar politike dhe pikërisht për këtë ushtria e Serbisë është e domosdoshme si garant i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit. Mbrojtjes dhe kundërpërgjigjes së sulmeve ndaj vendit tonë. Është detyra jonë që në çdo kohë të kemi forcë të mjaftueshme të mbrojmë vendin dhe këtë ushtria serbe do të jetë në çdo moment ta bëj” dëgjohet narracioni i fjalimit të Vucic mbi pamjet e ushtrisë serbe në aksion.

Në Serbi rrahësit e gjoksit siç i cilëson vet presidenti serb Vucic opozitarët sa herë e kritikojnë për politikën e jashtme nuk përtojnë ta quajnë tradhtar pasi pranon të flasë me kosovarët në Bruksel. Por vet Vucic nuk përton të dalë me të njëjtën retorikë kur ndjekë votën ultranacionaliste serbe. Arsyetimin e zakonshëm e ka se opozita serbe nacionaliste thjeshtë është e paaftë të bëjë atë që premton.

Retorika luftënxitëse dhe përpjekja për të kontrolluar narracionin dhe unifikimin e opinionit serb nga pushteti serb duke këmbëngulur në mentalitet shtetrrethimi dhe krizë të pafund është bërë shqetësuese. Mediat që nuk kontrollohen nga pushteti i Vucic – siç akuzohet vazhdimisht nga jashtë dhe brenda Serbisë për kontroll të madh – e përsërisin se ai po bën këtë për të qëndruar në pushtet dhe mbrojtur interesat ekonomike të përkrahësve të tij.

Aleksandar Vulin që tani është ministër i mbrojtjes ka dalë së fundi dhe ja doli të nxisë reagim me retorikën e tij fashiste serbe me idenë e ‘botës serbe’ që duhet unifikuar. Ka muaj që përgatit këtë teren Vulin, që pas një kohe të shkurtë i jep shefit të madh hapësirë për ta qortuar ca, por asnjëherë se ka shkarkuar megjithëse se deklarata e tij është një tjetër mënyrë e deklarimit të synimit të ‘Serbisë së Madhe’.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?