Vrasja e vëllezërve Bytyçi, nëna pret drejtësi për djemtë e saj

Gruaja që po shihni në fotografi, është Bahrija, nëna e Yllit, Agronit dhe Mehmetit, vëllezërit Bytyçi të cilët 22 vjet më parë u ekzekutuan nga shteti serb. Nëna Bahrije tash e 22 vjet pret për drejtësi për djemtë e saj. Fotografinë e saj e ka publikuar ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e cila […]
Gruaja që po shihni në fotografi, është Bahrija, nëna e Yllit, Agronit dhe Mehmetit, vëllezërit Bytyçi të cilët 22 vjet më parë u ekzekutuan nga shteti serb.
Nëna Bahrije tash e 22 vjet pret për drejtësi për djemtë e saj.
Fotografinë e saj e ka publikuar ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e cila shkroi në Instagram: “Ylli, Agroni dhe Mehmeti u ekzekutuan nga shteti Serb. Urdhërdhënësit dihen me emër dhe mbiemër. Në vend të ndëshkimit, shteti serb po i dekoron ata”.
Në këtë përvjetor, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi ka kërkuar nga Qeveria serbe që ta hetojë plotësisht vrasjen e vëllezërve Bytyçi të cilët u vranë në vitin 1999.
“Kanë kaluar njëzet e dy vjet pa drejtësi për tre shtetas amerikanë që u ekzekutuan nga forcat speciale të policisë serbe. Ne nuk do ta harrojmë vdekjen e vëllezërve Bytyçi, as nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ata”.
“Autoritetet serbe duhet ta hetojnë plotësisht këtë krim dhe të tregojnë përparim në sundimin e ligjit”, kanë shkruar nga Ambasada në Twitter.












