Vetëtima vret të paktën 16 persona që po bënin ‘selfie’

Vetëtima ka vrarë të paktën 16 persona dhe ka lënduar shumë të tjerë në Jaipur në veri të Indisë. Viktimat po bënin selfie në shpi në majë të një kulle që është edhe atraksion i famshëm për turistët. Dhjetëra të tjerë janë lënduar në vetëtimat në Uttar Pradesh dhe Madhya Pradesh, dy shtete të njohura […]
Viktimat po bënin selfie në shpi në majë të një kulle që është edhe atraksion i famshëm për turistët.
Dhjetëra të tjerë janë lënduar në vetëtimat në Uttar Pradesh dhe Madhya Pradesh, dy shtete të njohura të Indisë, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Vetëtimat i vrasin afërsisht 2 mijë indianë për çdo vit, sipas të dhënave zyrtare.
Një zyrtar i lartë policie iu tha mediave se shumica e të vdekurve në kullën në fjalë ishin të rinj.
Njëzet e shtatë persona ishin në atë kullë dhe muri i saj kur ndodhi incidenti raportohet se ra në tokë.
Vetëm të dielen vdiqën nëntë persona nga vetëtimat sipas mediave lokale. /Periskopi












