Veteranët e Rremë: Xhevdet Qeriqi e çon në Polici Xhevdet Qeriqin e rremë që mashtroi disa persona

Veteranët e Rremë: Xhevdet Qeriqi e çon në Polici Xhevdet Qeriqin e rremë që mashtroi disa persona

Një person nga Fushë Kosova ka keqpërdorur emrin e kryetarit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, duke mashtruar kështu disa persona se do t’i pajisë me libreza të veteranëve dhe do të punësojë të afërmit e tyre. Rastin tashmë e ka paraqitur në Policinë e […]

Rastin tashmë e ka paraqitur në Policinë e Kosovës, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.

Qeriqi në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se se më datën 15 korrik e ka kuptuar se emri tij është keqpërdorur nga dikush.

“Më 15 korrik e kam kuptuar se një person e ka keqpërdorur emrin tim, duke mashtruar tre persona se është i afërm i im, dhe që do të ju bëjë libreza të veteranëve. Unë kam takuar tre viktimat, të cilët më kanë treguar se ai i kishte premtuar se do të bëjë edhe punësime. Ai u ka marrë edhe para, së bashku me tre viktimat jemi shku në Polici dhe e kemi paraqit rastin. Unë kam arritur ta identifikoj personin, i cili është nga Fushë Kosova, por që deri tani ai nuk është arrestuar. Rastin e kam lajmëruar edhe në Prokurori”, deklaroi ai.

Qeriqi tha se është prekur shumë nga ky rast, dhe se ai asnjëherë nuk ka mashtruar askënd, duke shtuar se do të bëjë çmos që të zbardhet ky rast.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka provuar të marrë edhe një përgjigje nga Policia e Kosovës, por që deri tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Ndryshe, çështja e veteranëve të luftës është rregulluar me ligj në Kosovë.

Kategoritë e trajtuara në këtë ligj, varësisht nga statusi dhe kriteret e përcaktuara, për shkak të sakrificës sublime dhe kontributit shumë të lartë në luftën çlirimtare të UÇK-së, janë përfitues edhe të beneficioneve të veçanta.

Ligji për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre, ka hyrë në fuqi në vitin 2011.

1.7. Invalid i luftës së UÇK-së – pjesëmarrësi i UÇK, organizmi i të cilit është dëmtuar mbi 20% për shkak të plagës, lëndimit apo sëmundjes që ka pësuar në luftë, apo si i internuar (i burgosur) në burgjet apo kampet e armikut dhe shtetasi i huaj si veteran i UÇK –së , nga 1997- 1999;

 

1.8. Invalid civil i luftës – personi, organizmi i të cilit është dëmtuar së paku 40 % si pasojë e plagëve të marra nga armët, sëmundjes së fituar në burgjet apo kampet gjatë luftës së fundit në Kosovë, prej datës 27.02.1998 deri me datën 20.06.1999, si dhe personat e tjerë, organizmi i të cilëve është dëmtuar së paku 40 % si pasojë e mjeteve shpërthyese të mbetura pas përfundimit të luftës;

1.9. Veteran i UÇK-së – qytetari i Kosovës dhe shtetasi i huaj i cili është radhitur në radhët e UÇK-së dhe është regjistruar si ushtar nga komandat (shtabet e zonave operative të UÇK-së),

përkatësisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, gjatë periudhës 1997-1999″, thuhet në Ligjin për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre./Mirjeta Hajzeraj/ Telegrafi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?