Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, dyshohet për një viktimë

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, konkretisht rreth orës 04:25 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues, teksa në media raportohet se nga aksidenti ka vdekur një person. Express ka tentuar të marrë konfirmim zyrtar nga policia, por akoma nuk kanë dhënë detaje për media. Po […]
Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, konkretisht rreth orës 04:25 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues, teksa në media raportohet se nga aksidenti ka vdekur një person.
Express ka tentuar të marrë konfirmim zyrtar nga policia, por akoma nuk kanë dhënë detaje për media.
Po ashtu Është herët të dihen edhe shkaqet që çuan deri te ky vetaksident.













