Veliu akuzon Qeverinë Kurti për kapje e autoritarizëm: Ju ka mbet RTK’në ta bëni veç edhe ‘TV i partisë në pushtet’

Deputeti i LDK’së, Agim Veliu sot gjatë seancës së Kuvendit ka akuzuar Qeverinë Kurti për autoritarizëm e kapje të institucioneve, sikuse në rastin e Trasmetuesit Publik për të cilin po diskutohet sot, transmeton Periskopi. ‘’Ata pretendojnë të marrin autoritetin ndaj së vërtetës. Pika e rendit të ditës është kundër kësaj maskarade kundër fjalës së lirë. […]
‘’Ata pretendojnë të marrin autoritetin ndaj së vërtetës. Pika e rendit të ditës është kundër kësaj maskarade kundër fjalës së lirë. Sipas këtij pushteti, çdokush që nuk ka mendim unison me të tyre, bëhet target sulmi’’, tha Veliu.
‘’Dënimi kolektiv ju takon m së shumti regjimeve autoriatare por edhe organizatave ekstremiste që janë kundër fjalës së lirë. Në RTK për çdo parregullësi do të duhej të kërkohej llogari individuale. Kjo që po ndodh sot nuk është ndikim por kapje klasike dhe shtetëzim i transmetuesit publik. Pas kësaj s’ka mbet gjë tjetër vetëm që edhe emrin t’ia ndryshojmë televizioni i partisë shtet. LDK distancohet nga kjo ndërhyrje. Ju që keni vendos ta kapni, s’ju ka mbet gjë tjetër vetëm që ta dërgoni një drejtor politik’’. shtoi ai.
‘’Ju bëj thirrje të ndalni dënimet kolektive.’’, tha Veliu./PERISKOPI/












