Vdes një 51-vjeçar në Suharekë, gjendet i varur në litar – Policia jep detaje

Një 51-vjeçar ka vdekur në Studeçan të Suharekë, pasi u gjet i varur në litar nga familjarët e tij. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha rasti është e cilësuar si vdekje e dyshimtë. Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00 […]
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha rasti është e cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00 dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Kemi pranuar një informacion prej qendrës emergjente për një person që gjendet pa shenja jeta. Dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur nga familjarët i varur në litar. Kjo po cilësohet si vdekje e dyshimtë”, tha Osmanollaj.












