Ushtria e Kosovës na bën krenarë: Ja suksesi që ka arritur tani nënkoloneli Avni Kiqina

Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes: Nënkolonel Avni Kiqina ka përfunduar Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar Edhe një sukses tjetër i oficerëve të FSK-së në shkollimet dhe trajnimet jashtë vendit, me datën 19.08.2021 pjesëtari i FSK-së Nënkolonel Avni Kiqina ka përfunduar me sukses të lartë […]
Nënkolonel Avni Kiqina ka përfunduar Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar
Edhe një sukses tjetër i oficerëve të FSK-së në shkollimet dhe trajnimet jashtë vendit, me datën 19.08.2021 pjesëtari i FSK-së Nënkolonel Avni Kiqina ka përfunduar me sukses të lartë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Qëllimi i këtij kursi është që të përgatis 20% më të mirët e oficerëve të Forcave të Armatosura te Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve aleate për emërime në pozicione komanduese dhe të stafit për gradat OF4-6 ( nga nënkolonel deri në gjeneral brigade).
Programi edukues i këtij kursi është i fokusuar në Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë, ndërtimin e strategjive Kombëtare të Mbrojtjes, menaxhimin e pasurisë së mbrojtjes me fokus të veçantë në ndërtimin e kapaciteteve ushtarake dhe lidership ekzekutiv si dhe planifikimin operacional të fushatave ushtarake, ministrive të mbrojtjes dhe NATO-s.
Drejtori i Kursit kapiten Kevin Roëlands nga Marina Mbretërore vlerësoi lartë angazhimin dhe arritjet e nënkolonel Kiqinës gjatë kursit.












