Uran Ismaili vazhdon me bujtje, kësaj radhe shkon në Hajvali

Uran Ismaili vazhdon me bujtje, kësaj radhe shkon në Hajvali

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili po vazhdon me bujtë në lagje të ndryshme të Prishtinës. Pas Ulpianës, tani ai është ndalur për të bujtë tek një familje në Hajvali, vizitë të cilën e ka dokumentuar edhe me videon e mëposhtme, të cilën e ka publikuar në kanalet e ndryshme të rrjeteve sociale, ku […]

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili po vazhdon me bujtë në lagje të ndryshme të Prishtinës.

Pas Ulpianës, tani ai është ndalur për të bujtë tek një familje në Hajvali, vizitë të cilën e ka dokumentuar edhe me videon e mëposhtme, të cilën e ka publikuar në kanalet e ndryshme të rrjeteve sociale, ku ka bërë shumë bujë.

Në profilin e tij në Facebook, Ismaili ka treguar që kjo ka qenë hera e tij e parë që ka bujtë në Hajvali, lagje e cila është rritur shumë dhe për të cilën banorët që e kanë pritur Ismailin në shtëpi kanë thënë se ka probleme të natyrave të ndryshme për banorët e saj.

Në videon e publikuar shihet se Ismaili përveç kalimit të natës në një familje, ai bashkë me anëtarët e asaj familje dhe banorët e Hajvalisë kanë bërë edhe rregullimin e tre pritoreve të autobusëve, meqë aty nuk ka pasë mundesi pritjeje për udhëtarët e zonës.

Ndërkaq, në Ulpianë, Ismaili dhe aktivistë të shumtë kanë rregulluar një hapësirë publike tek tregu i Ulpianës, zonë e cila ka qenë pa mirëmbajtje dhe është konsideruar si e rrezikshme nga banorët lokal.

Në publikimin e videos për bujtjen në Hajvali, Ismaili ka shkruar: “Lagjja e radhës: Hajvalia! Një lagje e madhe, ku energjia dhe mikpritja e familjes Gashi na inspiroi me ndreq diçka! Ku po m’thirrni me bujtë tash? Hajde ma gjalle, ma gjaaallllë!”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?