Udhëtimi në Paris: Zëvendësja e Kurtit i shpenzoi mbi 1 mijë euro, biletën dy herë më shtrenjtë se kryeministri

Kryeministri Albin Kurti më 23 qershor kreu udhëtimin e parë drejt Francës për ta takuar presidentin francez, Emmanuel Macron. Afro 2 mijë euro nga buxheti i shtetit i shpenzuan ai dhe dy vartësit e tij Besnik Bislimi dhe Emilja Rexhepi vetëm për biletat e udhëtimit në kryeqytetin e Francës. 2,264.28 euro të buxhetit shpenzuan kryeministri […]
2,264.28 euro të buxhetit shpenzuan kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, koordinatori shtetëror për dialogun, Besnik Bislimi, dhe zëvendësja e tij, Emilja Rexhepa për vizitën dy ditore të tyre në Paris.
Faturat e shpenzimeve të realizuara nga shefi i ekzekutivit dhe dy zëvendësat e tij, të cilat i ka siguruar Gazeta Insajderi përmes Qasjes në Dokumente Zyrtare, tregojnë se Rexhepi kishte paguar dyfishi më shtrejtë biletën se Kurti e Bislimi.
Kryeministri Kurti, gjatë udhëtimit për në Paris shpenzoi vetëm 499 euro. Për avio-biletat e udhëtimit, ai pagoi në total 496.56 euro, kurse, mëditje ai nuk kishte marrë fare.
Ndërkaq, zëvëndësja e Kurtit në qeveri, Emilja Rexhepi shpenzoi dyfish më shumë para se shefi i saj. Në Paris, ajo shpenzoi plotë 1.046.36 euro nga buxheti i shtetit.
Rexhepi pagoi 849 euro për biletën e udhëtimit drejt Parisit, kurse për mëditje ajo u pagua 197 euro brenda dy ditësh.












