Turpëruese: Qytetit të Liverpoolit i hiqet statusi i UNESCO-s

Liverpoolit i është hequr statusi i lakmuar për trashëgimi kulturore pasi UNESCO se me zhvillimin e tij kishte shkatërruar vlerën historike të bregdeteve viktoriane. Trupi i OKB-së konkludoi në një takim në Kinë se “vlera universale e jashtëzakonshme” e bregdetit të Liverpoolit ishte shkatërruar nga ndërtesat e reja, përfshirë edhe me stadiumin e ri të […]
Trupi i OKB-së konkludoi në një takim në Kinë se “vlera universale e jashtëzakonshme” e bregdetit të Liverpoolit ishte shkatërruar nga ndërtesat e reja, përfshirë edhe me stadiumin e ri të Evertonit që do të kushtojë 500 milionë funte.
Vendimi është mjaft turpërues për qytetin dhe i jep Liverpoolit dallueshmërinë e turpshme e të qenit vetëm qyteti i tretë që e humb statusin e UNESCO-s në 50 vjet, raporton Guardian, përcjell Periskopi.
Statusin në fjalë Liverpooli e kishte ruajtur prej vitit 2004.
Etiketa në fjalë i jep vendeve historike qasje në fondet e OKB-së për konservim dhe janën nën mbrojtjen e konventave të Gjenevës në raste luftërash. /Periskopi












