Trajnimet e mësimdhënësve në programet PODIUM, PONDER dhe UPSHIFT

Trajnimet e mësimdhënësve në programet PODIUM, PONDER dhe UPSHIFT

IPKO Foundation në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit [MASHTI], ka filluar me sukses trajnimet për zhvillim profesional të mësimdhënësve të shkollave të mesme në komunën e Gjilanit dhe atë të Lipjanit. Faza e parë e këtij projekti përfshiu trajnimet dy-ditore në programet, si: Metodologjia për […]

IPKO Foundation në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit [MASHTI], ka filluar me sukses trajnimet për zhvillim profesional të mësimdhënësve të shkollave të mesme në komunën e Gjilanit dhe atë të Lipjanit.

Faza e parë e këtij projekti përfshiu trajnimet dy-ditore në programet, si:

Metodologjia për avokim social [PODIUM]

Shkrimi dhe leximi kritik medial [PONDER]

Ndërmarrësi me ndikim social [UPSHIFT]

Trajnimet janë mbajtur me mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta në Gjilan, “Dr.Asllan Elezi” dhe “Xhavit Ahmeti”, si dhe në Lipjan në shkollat “Ulpiana” dhe “Adem Gllavica”. Nga të dhënat e dy komunave, vërehet pjesëmarrje më e madhe e grave mësimdhënëse në trajnim. Në Komunën e Gjilanit, nga 44 pjesëmarrës, 24 ishin gra dhe 20 burra. Ndërsa, në Komunën e Lipjanit, nga 93 mësimdhënës pjesëmarrës, 51 ishin gra dhe 42 burra.

Programet e trajnimit janë të ndërlidhura me katër fusha të kurrikulës: “Gjuhët dhe komunikimi”, “Shoqëria dhe mjedisi”, “Shkencat e natyrës” dhe “Jeta dhe Puna.”

Qëllimi i këtij trajnimi është që këta mësimdhënës t’ju ofrojnë nxënësve mësim sa më cilësor dhe praktik, përmes inkuadrimit të programeve UPSHIFT, PODIUM dhe PONDER në kurrikula mësimore. Kjo do të rezultojë me përgatitje më të lartë profesionale të nxënësve, të cilët do të zotërojnë shkathësitë e kërkuara në tregun e punës.

Pjesmarrësit e punëtorisë rreth metodologjisë për avokim social [PODIUM] patën rastin që të zhvillojnë njohuritë e tyre rreth avokimit për mirëqenien e komunitetit. Kjo u arrit përmes moduleve të shtjelluara në trajnim, në lidhje me identifikimin e problemeve dhe nevojave të komunitetit, hartimin e kornizës për avokim, taktikat e avokimit dhe menaxhimin e buxhetit. Në fund të trajnimit, mësimdhënësit përgatiten dhe prezantuan fushata të ndryshme, të cilat i kishin ideuar vetë.

Ndërsa, në programin mbi shkrimin dhe leximin kritik medial [PONDER], mësimdhënësit përvetësuan katër module kryesore. Përmbajtja e këtyre moduleve ishte e fokusuar në shfrytëzimin e të menduarit kritik për shkrim-lexim medial, diversitetin në media – pozicionimin dhe përvojën, leximin e fotografive si dhe fuqizimin përmes shkrim – leximit medial. Trajnimi i mësimdhënësve në këtë program u karakterizua nga përgatitja e skicës për artikull, diskutimi për hapat e mëtutjeshëm dhe vlerësimi i trajnimit.

Sa i përket programit “Ndërmarrësi me ndikim social” [UPSHIFT], mësimdhënësit u trajnuan në katër faza, duke filluar me të kuptuarit (trungu i problemit dhe 5 Pse-jat), për të vazhduar pastaj me dizajnimin, zhvillimin, testimin dhe realizimin e sfidës. Në fund të programit, mësimdhënësit bën përgatitjen dhe prezantimin e fushatës në lidhje me idetë e tyre inovative.

Deri në fund të muajit prill 2022, mësimdhënësit e trajnuar do të jenë të gatshëm të ndihmojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e ideve kreative të nxënësve të tyre, me theks të veçantë në përvetësimin e shkathtësive kyçe të kërkuara në shek. 21.

Trajnimet e mësimdhënësve organizohen dhe implementohen nga IPKO Foundation në komunat Gjilan dhe Lipjan, ndërsa mbështeten nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit [MASHTI].

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?