Tiketat ngjitëse: Zv. Ministri Durmishi reagon pas raportimeve të Periskopit “E kam gjetur të gatshme kontratën”

Tiketat ngjitëse: Zv. Ministri Durmishi reagon pas raportimeve të Periskopit “E kam gjetur të gatshme kontratën”

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar pas raportimeve të sotme të Periskopit dhe shqetësimeve të shprehura nga publiku për “tiketat ngjitëse”. Durmishi ka deklaruar se marrëveshjen e ka gjetur të gatshëm kur ka marrë detyrën dhe se ka pritur tre muaj para se ta nënshkruante në mënyrë që të sigurohej se ishte e ligjshme. […]

Durmishi ka deklaruar se marrëveshjen e ka gjetur të gatshëm kur ka marrë detyrën dhe se ka pritur tre muaj para se ta nënshkruante në mënyrë që të sigurohej se ishte e ligjshme.

Kontrata në fjalë ka një kohëzgjatje prej 5 vitesh, me një çmim prej 4 euro e 90 cent.

Periskopi kishte gjetur se tiketat ngjitëse mund të bliheshin jo për 4 euro e 90 cent por edhe për 0,006 cent.

Po ashtu, ka pasur pakënaqësi që kjo do të evidentonte menjëherë veturat e paregjistruara, pikërisht në kohën kur shumë qytetarë janë rënduar shumë nga varfëria e rritur prej pandemisë Covid-19.

Lexojeni sqarimin e plotë:

Sqarim për opinionin publik në lidhje me marrëveshjen për “tiketa ngjitëse”

Kjo marrëveshje si proces ka filluar në vitin 2018 në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga Ramush Haradinaj e Ministria nga Pal Lekaj.

Si procedurë ka qenë përmes shprehjes së interesit ku kanë aplikuar disa kompani dhe në fund nga komisioni vlerësues është zgjedhur kompania e përgjegjshme fituese.

Kur ne kemi ardhur në Qeveri e kemi gjetur marrëveshjen të gatshme vetëm duhej të nënshkruhej. Tre muaj nuk e kam nënshkruar këtë marrëveshje derisa jam siguruar se është gjithëçka në përputhje me ligjin dhe procedurat dhe se është interes i Kosovës. Kam autorizuar auditim të komplet procesit dhe kam marr opinionet nga zyra ligjore e Kryeministrit dhe zyra ligjore e ministrisë. Të gjitha rekomandimet kanë qenë që duhet nënshkruar marrëveshja sepse në të kundërtën do të kemi dëme financiare si shtet sepse kompania e fiton rastin në gjykata. Unë e kam nënshkruar këtë marrëveshje me 8 qershor 2021.

Çka përfiton Kosova nga kjo marrëveshje?

Në Kosovë aktualisht janë 20% deri 30% të automjeteve të paregjistruara. Kriteri kryesor për aplikim për kartonin e gjelbërt është që ky numër të zbret nën 5%.

Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimeve e kanë vendosur një taksë prej 30 eurove në emër të mbulueshmërisë së dëmeve të shkaktuara nga aksidentet e makinave të paregjistruara.

Tiketa ngjitëse ndikon në evidentimin e lehtë të automjeteve në komunikacion prandaj do të mundësoj që shumë shpejtë të arrijmë në pragun nën 5% të automjeteve të paregjistruara. Me këtë ne kemi përfitim si qytetarë sepse në njërën anë heqet taksa prej 30 euro e në anën tjetër plotsojmë kriterin kryesor të aplikimit për kartonin e gjelbërt me të cilin përfitimet janë të shumta. Përfitim tjetër natyrisht që është edhe siguria rrugore sepse nuk do të kemi automjete pa kontrollë teknike e regjistrim në komunikacion e rrjedhimisht më pak aksidente.

Të dashur qytetarë,

Ne e kuptojmë shqetësimin tuaj por tani po e bëjmë këtë hap të domosdoshëm në mënyrë që shumë shpejtë të përfitojmë individualisht secili nga ne dhe kolektivisht si shtet.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?