Tiketat ngjitëse: 5 gjërat që duhet t’i dini deri tani rreth 5 eurove shtesë që duhet t’i paguani

Tiketat ngjitëse: 5 gjërat që duhet t’i dini deri tani rreth 5 eurove shtesë që duhet t’i paguani

Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me një kompani të vogël që do të ofrojë tiketa ngjitëse për automjete, dhe e cila kompani ka vetëm tre punëtorë, vetëm një mijë euro kapital dhe për më tepër nuk paguan TVSh. Periskopi dje ka publikuar kontratën […]

Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me një kompani të vogël që do të ofrojë tiketa ngjitëse për automjete, dhe e cila kompani ka vetëm tre punëtorë, vetëm një mijë euro kapital dhe për më tepër nuk paguan TVSh. Periskopi dje ka publikuar kontratën e nënshkruar, temë e cila ka ngjallur reagime të shumta në shoqërivë kosovare. Tiketa ngjitëse për automjetet që duhet të regjistrohen, do të kushtojë 5 euro shtesë (përveç regjistrimit).

Këto janë 5 gjërat/zhvillimet që duhet t’i dini për 5 eurot shtesë që qytetarët do të paguajnë për automjetet:

1.Periskopi (të enjten) publikoi dhe shtjelloi këtë temë në gjërësi, përmes dy temave: “Monopoli me tiketat e automjeteve: Qytetarëve të Kosovës do t’iu kushtojë deri në 11 milionë euro (Kontrata)” dhe “Regjistrimi i veturave: Populli do t’i paguajë 9 milionë, Periskopi gjen tiketa ngjitëse për gjysmën e gjysmës së 1 centi.” Pas reagimit të mediumit tonë, kanë nisur edhe reagimet e politikanëve, medias e shoqërisë civile.

2. Sot, (e premte), në Kuvendin e Kosovës, deputetë të opozitës kanë ngritur këtë shqetësim, duke e kritikuar Qeverinë se po zhvatë taksat e qytetarëve dhe se po krijohet monopol në tiketat ngjitëse.

3. Partia Social Demokrate, ka organizuar aksion simbolik, duke shkruar në veturat qeveritare fjalën ‘Zhvatës’. Si pasojë, janë bërë arrestime të dhunshme, të cilat i vërejti madje edhe rrjeti social Facebook.

4. Pozita thotë se këtë kontratë e kanë gjetur të gatshme dhe se kanë qenë të detyruar ta nënshkruajnë. Këtë pohim, e kanë mbrojtur zëvendësministri Hysen Durmishi, deputeti i VV-së Enver Dugolli (dje në Klan Kosova) dhe figura të tjera të partisë në pushtet (VV).

5. Thirrjet që një kontratë e tillë të anulohet dhe që të mos përdoret dhunë ndaj protestuesve, po vazhdojnë edhe sot. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një shkrim në Facebook, ka thënë se si ‘ministër i Infrastrukturës, kishte refuzuar ta nënshkruante një kontratë të tillë” si dhe i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos përdorë dhunë ndaj kundërshtarëve politik./Periskopi/

P.S. Periskopi ka pyetur edhe qytetarët sot rreth kësaj teme dhe mendimet e tyre mund t’i dëgjoni në videon më poshtë: 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?