Telekomi gjobitet për moszbatim të kodit +383

Telekomi gjobitet për moszbatim të kodit +383

Telekomi i Kosovës është duke pësuar gjoba mujore në vlerë prej 5 mijë eurosh nga Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Posta (ARKEP), për shkak se ende nuk ka arritur të bëjë zbatimin e plotë të kodit +383. Kodi telefonik shtetëror iu nda Kosovës në fund të vitit 2016, ndërsa që në vitin 2019 ishte […]

Kodi telefonik shtetëror iu nda Kosovës në fund të vitit 2016, ndërsa që në vitin 2019 ishte paraparë që të zbatohej plotësisht nga të gjithë operatorët vendorë.

Sipas kryetarit të bordit të ARKEP-it, Nazim Rrahimi, operatorët telefonikë IPKO dhe MTS tashmë kanë bërë zbatimin e plotë të këtij kodi.

Kompania “Mts.d.o.o.”, është operatorja e tretë telefonike në vend, që operon në territor të kufizuar, përkatësisht në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Operatorja që po çalon në këtë drejtim është kompania publike telefonike, “Vala”.

Telekomi i Kosovës kishte arritur të bënte zbatimin e tërësishëm të kodit sa i përket telefonisë fikse, mirëpo kishte kërkuar afat shtesë për telefoni mobile (Vala).

Sipas Rrahimit, arsyetimi i kërkesës së Telekomit kishte të bënte me problemet financiare që i ka kjo kompani publike.

“Për këtë çështje, ARKEP-i ka shqyrtuar dhe ka marrë një vendim ku operatorit i është shqiptuar vërejtje përfundimtare që deri më 31 mars 2020 të përfundojë në tërësi implementimin e kodit”, tha Rrahimi.

Pasi Telekomi nuk kishte arritur të respektonte këtë afat, filloi shqiptimi i gjobave mujore prej 5 mijë eurove dhe këto gjoba po vazhdojnë edhe sot.

Nëse llogaritet borxhi, duke e përfshirë edhe muajin korrik të këtij viti, shuma totale i bie të jetë 80 mijë euro.

Edhe Telekomi i Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se po vazhdon të gjobitet për shkak të moszbatimit të kodit +383.

“Kodi 383 është implementuar pjesërisht në Telekomin e Kosovës. Prezantimi në thirrjet dalëse bëhet me 383. Pranimi i thirrjeve hyrëse bëhet vetëm me 383. Thirrjet drejt kodeve të huaja, deri vonë në përdorim në Kosovë (+377), ka shumë kohë që nuk janë të mundura. Megjithatë, Telekomi mbetet pak prapa në implementimin e plotë të kodeve të Kosovës, që kanë efekt më tepër në sinjalizim dhe operimet në prapavijë, transparente për konsumatorin”, tha Fadil Lepaja, drejtor për Komunikimin për Publikun në Telekom.

Radio Evropa e Lirë merr vesh që kjo ndërmarrje, për shkak të vështirësive financiare, nuk ka arritur të paguajë gjobat e shqiptuara deri më tani.

Telekomi i Kosovës është futur në krizë të thellë financiare tani e sa kohë, për shkak të borxheve të shumta të akumuluara. Një nga borxhet e Telekomit të Kosovës kap vlerën e më shumë se 25 milionë eurove që ka ndaj kompanisë me të cilën ka shkëputur kontratën, Z-Mobile, borxh i cili po merret me përmbarim nga Telekomi.

Sfidat e 383-shit në ndërkombëtarizim

Përcaktimi i kodit shtetëror telefonik për Kosovën ishte cilësuar si pavarësi telefonike nga udhëheqësit vendorë.

Megjithatë, zbatimi dhe ndërkombëtarizimi i këtij kodi vazhdon të jetë problematik edhe në vitin 2021.

Driart Elshani, ekspert i çështjeve të telekomunikimeve, tha për Radion Evropa e Lirë se është dashur të bëhet një plan më efektiv për ndërkombëtarizim të kodit.

“Ka ende probleme me adoptimin e këtij kodi në rrafshin ndërkombëtar. Për shembull, ka ende shumë shtete në të cilat kodi 383 nuk është i njohur dhe nga ato shtete mund të telefonohet në Kosovë duke përdorur kodin e vjetër”, tha ai.

Përveç problemeve me thirrje ndërkombëtare, një ndër problemeve që u parapa që nga koha e marrjes së kodit, ishte përfshirja e kodit të ri në platformat ndërkombëtare digjitale.

Sfidë e madhe u tregua edhe çështja e verifikimit të dyfishtë, e cila është një procedurë që tashmë kërkohet nga shumë aplikacione të cilat kanë gjetur përdorim të shtuar sot në botë.

Një nga platformat e mëdha që në Kosovë po përdoret shumë edhe në zhvillim të bizneseve online është “Instagram”, i cili nuk e ka integruar kodin +383.

“Problemi më i madh është çështja e verifikimit të identitetit të profileve në rrjete sociale, qoftë personal apo biznesor. Verifikimi i tij përmes kodit 383 bëhet faktikisht shumë vështirë dhe në disa rrjete sociale është i pamundur”, tha Elshani.

Kodi shtetëror i është ndarë Kosovës në dhjetor të vitit 2016, nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU). Kurse, zbatimi i tij ishte paraparë të niste më 30 qershor të vitit 2018, por ky afat ishte shtyrë për 31 tetor, pas kërkesave të operatorëve të telefonisë mobile dhe fikse “Vala” dhe “IPKO”.

Një afat tjetër ishte 15 janari i vitit 2019, si data e fundit kur dy operatorët është dashur të fillojnë me zbatimin e kodit telefonik +383 dhe largimin në tërësi të kodeve ndërkombëtare.

Në Kosovë, para ekzistimit të kodit +383 ka funksionuar kodi i Serbisë (+381), kodi i Monakos (+377) dhe ai i Sllovenisë (+386)./REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?