Takimi për ta bërë Trumpin president: Putini me shokë kishin thënë se mbledhja ishte për Moldavinë

Guardian ka zbuluar disa dokumente që kanë rrjedh nga Kremlini e që japin dëshmitë më të forta për përfshirjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Ato mbajnë madje edhe nënshkrimin e presidentit rus Vladimir Putin. Në këto dokumente kërkohej që në mënyrë praktike të ndihmohej Trump që të fitonte garën presidenciale, siç edhe […]
Në këto dokumente kërkohej që në mënyrë praktike të ndihmohej Trump që të fitonte garën presidenciale, siç edhe ndodhi.
Dokumentet bënin vlerësime psikologjike të Trumpit dhe tregonin se kishte materiale komprometuese për të, gjatë kohës sa ai kishte bërë vizita në Rusi.
Trump përshkruhej si njeri “mendërisht jostabil” dhe që kishte kompleks inferioriteti.
Nuk ka absolutisht asnjë dyshim se takimi ka ndodhur në janarin e ftohtë të vitit 2016.
Në foton zyrtare të rastit paraqitet Putin në krye të tavolinës, me kryeministrin Dmitry Medvedev dhe me ministrin e jashtëm Sergei Lavrov.
Prezent në takim po ashtu edhe ministri i brendshëm në detyrë, Sergei Shoigu, Mikhail Fradkovi që ishte shef i inteligjencës së jashtme SVR, Alexander Bortnikovi, shefi i agjencisë së spiunazhit FSB dhe Nikolai Patrushevi.
Sipas versionit zyrtar, diskutimi ishte për ekonominë dhe Moldavinë.
Autori i dokumentit duket se është Vladimir Symonenko, zyrtar i lartë në Kremlin që i ofronte Putinit materiale dhe raporte analitike, disaprej të cilave të bazuara në inteligjencën e jashtme.
Ky dokument nuk përmend fare Hillary Clintonin, rivalen e Trumpit në vitin 2016.
Ka paragrafe ku shkruhet se si Rusia mund të insertonte “viruse mediale” në jetën publike amerikane, të cilët do të bëheshin të vetë-qëndrueshëm dhe të vetë-replikueshëm. /Periskopi












