Tahiri: Nuk mjafton pezullimi i taksës për regjistrimin e automjeteve, Qeveria ta anulojë atë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në një konferencë për media ka kërkuar anulimin e taksës prej 5 eurove për vendosjen e tiketave ngjitëse për regjistrimin e automjeteve. Tahiri tha se PDK qysh në fillim ka qenë kundër që kjo taksë t’u vihej qytetarëve të Kosovës, kur ato para as […]
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në një konferencë për media ka kërkuar anulimin e taksës prej 5 eurove për vendosjen e tiketave ngjitëse për regjistrimin e automjeteve.
Tahiri tha se PDK qysh në fillim ka qenë kundër që kjo taksë t’u vihej qytetarëve të Kosovës, kur ato para as nuk do t’i shkonin buxhetit të Kosovës, po një kompanie private. “Ne kërkojmë që sot, pa humbur as edhe një ditë kohë që ky projekt i dëmshëm për qytetarët e Kosovës të anulohet, jo të pezullohet “, tha ai.
Tahiri duke thënë e kanë zënë Qeverinë duke i vjedhur qytetarët dhe se e kanë parandaluar që t’ua marrë atyre paratë nga xhepi, theksoi se vendimi i parë i Qeverisë së Kosovës që prek direkt qytetarin e Kosovës e varfëron atë. “Jeni dëshmitarë që kjo qeveri i ka ndërprerë shtesat për mjekët, për policët që punonin nga 12 orë në kohë pandemie, pra për të gjitha kategoritë që ballafaqohen vazhdimisht me virusin Corona dhe në anën tjetër vendos një taksë, e cila e rëndon xhepin e qytetarëve të Kosovës. Pra me një fjalë ne e kemi zënë dorën e qeverisë në xhep të qytetarit”, tha ai












