Syla i AAK-së ripublikon letrën e Haradinajt për dialogun: Letrat nuk kanë fillu dje shoku Albin

Syla i AAK-së ripublikon letrën e Haradinajt për dialogun: Letrat nuk kanë fillu dje shoku Albin

Ish-deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka publikuar një letër përmes së cilës ish-kryeministri, Ramush Haradinaj iu është drejtuar liderëve botëror lidhur me procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. Syla përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ia ka përkujtuar kryeministrit Kurti se […]

Ish-deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka publikuar një letër përmes së cilës ish-kryeministri, Ramush Haradinaj iu është drejtuar liderëve botëror lidhur me procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Syla përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ia ka përkujtuar kryeministrit Kurti se kërkesat ndaj liderëve botëror nuk kanë filluar dje por para disa viteve.

“Letrat dhe kërkesat nuk kanë fillu dje, as pardje, ka vite e vite ,shoku Albin”, ka shkruar Syla.

Letra e plotë e Haradinajt e datës 29 janar 2019:

Ju jeni të vetëdijshëm se Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë janë gati të fillojnë një

proces që synon të sjellë fundin e mospajtimeve serioze historike dhe politike midis nesh.

Procesi është një vazhdim i dialogut të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian që filloi me një vendim të vitit 2010 të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) që deklaroi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës në 2008 nuk ishte e paligjshme, siç ishte pretenduar nga Serbia. Vendimi u pasua nga miratimi i Rezolutës 64/298 (2010) të Asamblesë së Përgjithshme të KB, e cila njohu përmbajtjen e opinionit të GJND dhe mirëpriti “gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të lehtësuar një proces të dialogut midis palëve”.

Dëshira jonë është që një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme mes dy vendeve, të përmbyllet me 2019, ku do të adresohen të gjitha çështjet e pazgjidhura, përfshirë luftën, dëmshpërblimet, të drejtat e pakicave në të dy vendet, si dhe çështje të ndryshme ekonomike, sociale dhe kulturore – që çojnë në njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Është e rëndësishme të kuptohet se Kosova do të hyjë në këtë proces si një shtet i pavarur dhe sovran.

Negociatat do të merren me marrëdhëniet midis dy vendeve: parimet e njohjes reciproke dhe reciprocitetit të detyrimeve nuk do të jenë të hapura për diskutim.

Sinqerisht i juaji

Ramush Haradinaj

Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?