Studimi: Kriza klimatike vë në rrezik 8 miliardë njerëz nga sëmundjet e bartura prej mushkonjave

Më shumë se 8 miliardë njerëz mund të jenë në rrezik nga malaria dhe ethet tropikale deri në vitin 2080 nëse emetimet e gazrave serrë të vazhdojnë të rriten në këtë mënyrë, ka zbuluar studimi. Malaria dhe ethet tropikale do të shpërndahen për të arritur te miliarda njerëz, sipas projeksioneve të reja. Hulumtuesit parashikojnë se […]
Malaria dhe ethet tropikale do të shpërndahen për të arritur te miliarda njerëz, sipas projeksioneve të reja.
Hulumtuesit parashikojnë se deri në 4.7 miliardë njerëz më shumë do të kërcënohen nga dy sëmundjet më të njohura që barten nga mushkonjat, krahasuar me shifrat e viteve 1970 deri më 1999, raporton Guardian, përcjell Periskopi.
Shifrat bazohen mbi projeksionet e rritjes së popullsisë për 4.5 miliardë në të njëjtën periudhë, dhe rritjes së temperaturave për 3.7 gradë celsius deri më 2100.
Studimi, i udhëhequr nga Shkolla e Londrës për Higjienë dhe Medicinë Tropikale zbuloi që nëse nivelet e emetimeve vazhdonin të rriteshin në shkallën aktuale, efekti në temperaturat globale do të zgjatonte sezonin e transmetimeve në më shumë se një muaj për malarien dhe në më shumë se katër muaj për ethet tropikale në 50 vitet e ardhshme.
Malaria vret më shumë se 400 mijë njerëz çdo vit, shumica prej tyre fëmijë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë [OBSh]. /Periskopi












