Sot fillon regjistrimi i diasporës për zgjedhjet lokale

Sot fillon regjistrimi i diasporës për zgjedhjet lokale

Në kuadër të përgatitjes për organizimin e zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot do të fillojë regjistrimin e aplikimeve për gjithë votuesit nga jashtë Kosovës që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti. Këtë e bëri të ditur, kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj në mbledhjen e […]

Në kuadër të përgatitjes për organizimin e zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot do të fillojë regjistrimin e aplikimeve për gjithë votuesit nga jashtë Kosovës që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.

Këtë e bëri të ditur, kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj në mbledhjen e djeshme të KQZ-së.

“Operacioni që është duke përgatitur sekretariati është ai përmes postës, kur edhe është periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues nga jashtë vendit. Sekretariati ka identifikuar të gjitha e-mail adresat e të gjithë votuesve që kanë qenë të aprovuara në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të njëjtëve do t’i dërgoj e-mail adresë për të konfirmuar a dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje… Nesër me datë 10 korrik mendojmë të fillojmë në operacionin përmes postës”, tha ai.

Ishte pikërisht kjo pikë që nxiti debat dhe përplasje ndërmjet vet anëtarëve të KQZ-së.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi duke kërkuar sqarime shtesë për regjistrimin e aplikimeve të votuesve nga jashtë Kosovës, u përplasë verbalisht me anëtarin e PDK-së në KQZ, Arianit Elashani.

Kurteshi disa herë i tha të njëjtën të mos i ndërhyjë gjatë fjalimit të tij, derisa shkëmbyen edhe kritika ndaj njëri-tjetrit.

Lidhur me përplasjet e vazhdueshme në këtë institucion zgjedhor, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se telashet ndërmjet veti anëtarët e KQZ-së duhet t’i zgjidhin dhe mos të bëjnë debate të kota.

Në këtë mbledhje të KQZ-së u bë e ditur se edhe Lista Guxo, si iniciativë qytetare ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për asamble komunale në Ferizaj.

Krahas kësaj, në mbledhjen e djeshme u miratuan edhe të gjitha qendrat e votimit që do të jenë në zgjedhjet e 17 shkurtit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?