“S’ndodh kjo askund në botë”: Simmons tregon presionin e Ambasadave për raste të caktuara politike

“S’ndodh kjo askund në botë”: Simmons tregon presionin e Ambasadave për raste të caktuara politike

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i bënë edhe pyetje ish gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons, që shokoi Kosovën me deklaratat e tij për skandalet në misionin e BE-së. Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa pyeti Simmonsin se a kishte pasur presion politik nga shtetet anëtare të BE-së për t’u marrë me raste të caktuara. Simmons që […]

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa pyeti Simmonsin se a kishte pasur presion politik nga shtetet anëtare të BE-së për t’u marrë me raste të caktuara.

Simmons që e kishte përmendur një gjë të tillë edhe në raportimin e tij, e pohoi një gjë të tillë, përcjell Periskopi.

Ai deklaroi se EULEX-i kishte hapur rast disiplinor ndaj tij që “ta hiqnin qafe”.

“Ka pasur takime të rregullta mes gjyqtarëve të EULEX-it dhe ambasadave të tyre. Unë kam qenë pjesë e Ambasadës Britanike për çdo javë. Përveç këtyre rasteve kam qenë pjesë e takimeve të stafit.” – deklaroi Simmons duke pranuar ndërhyrjet politike në Eulex.

“Kam edhe e-maile që përmbajnë gjithë gjurmin e-maile që merreshin me rastet që ishin prioritare nga ambasadat. Po, EULEX-i i ka dashur disa gjyqtarë të caktuar, sidomos nga Lindja. Ata gjyqtarë po merrnin shumë më shumë para se sa që do të merrnin në vendet e tyre. Asnjëri prej këtyre gjyqtarëve nuk donte që misioni të përfundonte. Disa prej tyre do të bënin gjithçka që të kryenin punën.” – vazhdoi ai.

“Rasti Kleçka është një rast i cili për mendimin tim kurrë s’është dashur të çohej në gjyq. S’mendoj që ka ndonjë vend në botë ku me aq dëshmi të dobëta do të shkohej në sallë të gjyqit. Rasti u ndërtua në evidencën e një dëshmitari të vetëm, që kishte histori të sëmundjes mendore, me dëshmi që kundërshtohej nga evidenca forenzika. Nëse ai rast do të hapej në Angli do të përqeshej në gjykatë. Por, ky ishte rast i rëndësishëm për dialogun.” – tha z. Simmons./Periskopi 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?