Skender Hyseni: Nuk jam hiq i kënaqur me udhëheqjen e LDK’së, Abdixhiku duhet ta kritikojë VV’në

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës si dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Skender Hyseni, ka thënë se nuk është i kënaqur me udhëheqjen e partisë. Skender Hyseni, ka kritikuar udhëheqjen e LDK’së, për artikulimin politik. “LDK është përtej grupit që udhëheqë sot. A jam i kënaqur me artikulimin politik që e […]
Skender Hyseni, ka kritikuar udhëheqjen e LDK’së, për artikulimin politik.
“LDK është përtej grupit që udhëheqë sot. A jam i kënaqur me artikulimin politik që e bën sot udhëheqja e LDK’së sot, nuk jam i kënaqur hiq. Madje jam shumë kritik, njësoj si në situatat tjera jam përmbajt një kohë bukur gjatë. Brezi im kemi hyrë në politikë jo për të bërë karrierë, por për të rezistuar”, ka thënë Hyseni.
Tutje ai ka thënë se kritikat që po i bën Vetëvendosjes vet, do të duhej t’i bënte kryetari i LDK’së.
“Këto që po i them sonte unë (kritikat ndaj Vetëvendosjes), do të duhej t’i thoshte kryetar i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ose një nënkryetar”, ka thënë Hyseni.
Skender Hyseni ka qenë kritik duke thënë se LDK dhe Abdixhiku duhet të jetë opozitë e fortë e Qeverisë dhe të kundërshtojë ashpër Kurtin.












