Skandali me tiketat ngjitëse: Vjen reagimi i ashpër nga Veton Berisha

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane të Kosovës, Veton Berisha, ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes skandaloze mbi tiketat ngjitëse. Ai ka akuzuar partitë komunitare në Qeverinë e Kosovës që nuk e thanë asnjë fjalë kundër marrëveshjes së dyshimtë për këto tiketa, e për të cilat kishte raportuar në vazhdimësi Periskopi. “A po i bjen se janë […]
Ai ka akuzuar partitë komunitare në Qeverinë e Kosovës që nuk e thanë asnjë fjalë kundër marrëveshjes së dyshimtë për këto tiketa, e për të cilat kishte raportuar në vazhdimësi Periskopi.
“A po i bjen se janë pajtu me jau rëndu jetën ma shumë atyre komuniteteve që ju premtuan se do t’ju bëjnë parajsë!?” – ka deklaruar z. Berisha, përcjell Periskopi.
Më tej, z. Berisha ka paralajmëruar të tjera skandale të kësaj natyre.
PLE në zgjedhjet e fundit ka pasur një fushatë që ishte kundër gjuhës së urrejtjes dhe mos-durimit.
Statusi i plotë:
Të gjithë ata deputet të zgjedhur të komuniteteve dhe të gjithë ata ministra e zv. ministra nuk e thanë ASNJË FJALË KUNDËR rreth taksës shtesë prej 5€ për regjistrimin e automjeteve!?
A po i bjen se janë pajtu me jau rëndu jetën ma shumë atyre komuniteteve që ju premtuan se do tju bëjnë “parajsë”!?
Ehhh more popull asgjë nuk është kjo qka keni me pa akoma!?
Kush me guxu me folë se !?
I juaji
Vetoni












