Skandal: Liburn Aliu shpërfilli zyrën ligjore, këto janë faktet se si kundërligjshëm u dha tenderi për ”tiketat ngjitëse”

Skandal: Liburn Aliu shpërfilli zyrën ligjore, këto janë faktet se si kundërligjshëm u dha tenderi për ”tiketat ngjitëse”

Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu e ka nënshkruar në mënyrë të kundërligjshme tenderin për tiketa ngjitëse të automjeteve që obligojnë qytetarët të paguajnë nga 5 euro për regjistrimin e automjeteve, një vendim ky që ka ngjallur reagime të shumta në vend, pasi po konsiderohet si monopol i panevojshëm dhe barrë shtesë për […]

Faktet që i ka siguruar Gazeta Infokus dëshmojnë shkeljen flagrante ligjore që është bërë në këtë proces me dijeninë e plotë të ministrit Liburn Aliu, kabinetin e tij dhe zëvendësministrit, Hysen Durmishi.

Saktësisht, me datën 25.05.2021, Zyra Ligjore e Ministrisë së Infrastrukturës, i është drejtuar nëpërmjet një shkrese zyrtare drejtorit të operatorit ekonomik, “Auto Kontroll Kosova Sh.P.K”, Sedat Troshupa, me ç’rast e ka njoftuar lidhur me procesin e tenderit për ofrimin e shërbimit “Tiketa Ngjitëse”.

Në këtë përgjigje, Zyra Ligjore e ka njoftuar operatorin ekonomik dhe njëkohësisht edhe ministrin Liburn Aliu, zëvendësministrin, Hysen Durmishi, kabinetin e ministrit dhe Departamentin e Automjeteve se ky proces ishte anuluar me vendim të Sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie me datë 04.10.2019. Vendimi mbanë numrin e protokollit nr. 01.11756.

Dokumenti sqaron edhe detaje tjera se Zyra ligjore i ishte përgjigjur në kërkesë drejtorit të kompanisë “Auto Kontroll Kosova Sh.P.K”, pasi paraprakisht kishte pasur takime dhe kërkesa nga vetë ministri Aliu.

Në vendim thuhet qartë se janë anuluar të gjitha veprimet që rrjedhin për vlerësimin e ofertave të tiketës se rregullsisë teknike të mjeteve me veprim motorik, si dhe me vendimin e lartcekur e ka obliguar Departamentin e automjeteve për zbatimin e këtij vendimi dhe e gjithw kjo qështje ka përfunduar me vendim.

Në këtë rast, Ministria e Infrastrukturës për të kontraktuar një kompani për këtë shërbim, do duhej të fillonte procedurat e prokurimit nga fillimi, duke bërë shpallje publike dhe përzgjedhje të operatorit ekonomik sipas kritereve ashtu siç edhe kërkohet me procedurat e Ligjit të prokurimit publik.

Një gjë e tillë është e sanksionuar me ligj edhe për shkak të validitetit të dokumenteve në dosjen e tenderit. Pra për çdo procedurë tenderuese kërkohen dokumente që kanë validitet të caktuar. Rrjedhimisht, nuk mund të vazhdohet me një proces i cili është zhvilluar rreth tri vite me parë dhe i cili ka qenë i anuluar me vendim të plotfuqishëm.

Periskopi ka kontaktuar ministrinë e Infastrukturës në lidhje me këtë tender, ku ka kërkuar çasjen në marrëveshjen MI me kompaninë “Auto Control Kosova Sh.P.K”.

Për më shumë mund të lexoni edhe hulumtimin e bërë nga Periskopi.

MI, ndër tjera është pyetur pse nuk është respektuar vendimi i vitit 2019 dhe pse nuk janë ndjekur procedurat e reja për zgjedhjen e operatorit të ri ekonomik.

Ngarkimi i qytetarëve me taksë shtesë për regjistrimin e automjeteve ka ngjallë reagime të shumta nga politikanët dhe shoqëria civile.

Madje, ish-kryeministri Ramush Haradinaj u ka apeluar qytetarëve që të dalin në protestë në kundërshtim të pagesës së tiketës ngjitëse në vlerë rreth 5 euro.

I pari që ka reaguar lidhur me vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës ka qenë ish-bashkëpartiaku ni Liburn Aliut, Dardan Sejdiu. Ai ka ironizuar duke thënë se “Shkoj homologimi, erdhe tiketa Qeveria on fire”.

Një ditë më herët,  ka raportuar se si zëvendësministri, Hysen Durmishi, është përpjekur që ta arsyetoj këtë taksë duke thënë se kjo është edhe një ndihmesë drejt anëtarësimit në Kartonin e Gjelbër.

Durmishi ka paralajmëruar se kjo tiketë qon në lirimin nga taksa prej 30 eurove që aktualisht e paguajnë pronarët e veturave në kompaninë e sigurimit për mbulueshmërinë e dëmeve të shkaktuara prej automjeteve të paregjistruara. Veçse një gjë e tillë, siç ka thënë ai, nuk mund të bëhet deri sa numri i automjeteve të pa regjistruara të zbresë në 5%.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?