Simmons tregon pse vendosi të dilte në publik pikërisht tash: “Më detyruan sepse më ekspozuan si sinjalizues”

Ish kryetari i gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, po përgjigjet para pyetjeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me skandalet në EULEX. Një ndër pyetjet që iu bë atij ishte edhe pse vendosi të dilte publik me akuzat e tij vetëm tash, në vitin 2021. “Unë nuk zgjodha të bëja publik akuzat e […]
Një ndër pyetjet që iu bë atij ishte edhe pse vendosi të dilte publik me akuzat e tij vetëm tash, në vitin 2021.
“Unë nuk zgjodha të bëja publik akuzat e mia. Më detyruan sepse më ekspozuan si sinjalizues,” deklaroi z. Simmons.
“Unë nuk e kam zgjedhur atë kurs të veprimeve. Gjithmonë ndërmarrë veprimet sipas kanaleve të duhura.” – vazhdoi më tej ai.
“E vërteta është se unë me gjyqtarët e tjerë e kemi ngritur këtë çështje [të kriminelëve serbë] sepse ishim të shqetësuar se Gjykata Speciale do të perceptohej si gjyqtarë e anëshme. Njëri prej shpjegimeve ishte se shumica e të mbrojturve serbë ishin në Serbi.
- Simmons ka deklaruar edhe se ankesat e tij me punën e EULEX-it i kishte bërë prej vitit 2008. /Periskopi












