Simmons: S’po flas prej tash për skandalet në EULEX, unë prej vitit 2008 shpreha shqetësim

Ish presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, po raporton para deputetëve të Kuvendit në një komision parlamentar në lidhje me skandalet tmerruese të misionit të BE-së për drejtësi. Simmons bëri pretendime të tmerrshme ku tregonte parregullsitë dhe ndërhyrjet politike të EULEX-it. Një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] ka pyetur z. Simmons edhe […]
Simmons bëri pretendime të tmerrshme ku tregonte parregullsitë dhe ndërhyrjet politike të EULEX-it.
Një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] ka pyetur z. Simmons edhe në lidhje me ndërhyrjet politike nga brenda pasi përmend “vrasjet politike të anëtarëve të kësaj partie”, përcjell Periskopi.
“Gjatë viteve të kaluara, njerëzit më kanë pyetur se për çfarë arsye tash po ngrit pyetje e shqetësime për Eulexin. Në fakt, unë i kam ngritur këto shqetësime prej vitit 2013. Në fakt, kur mora t’i shikoja e-mailet, e vërejta që ato shkojnë deri në vitin 2008.” – deklaroi ai.
“Por, deri në vitin 2013 për mua u bë e qartë se EULEX-i po shkonte në drejtim të gabuar.”
“Duke qenë britanik, unë do të shkoja te punëdhënësi im dhe ai ishte Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë dhe jo Ambasada e ShBA-ve në Kosovë. Po të shkoja te Ambasada e ShBA-ve, ata do të më çonin te Ambasada e Britanisë. E di se në Kosovë Ambasada e ShBA-ve shihet si një ambasadë e rëndësishme në Kosovë.” /Periskopi












