Simmons reagon përsëri: I ftojë që të bëjnë hetim publik, ta vendosin qytetarët e Kosovës kush po e thotë të vërtetën

Simmons reagon përsëri: I ftojë që të bëjnë hetim publik, ta vendosin qytetarët e Kosovës kush po e thotë të vërtetën

Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, iu është kundërpërgjigjut misionit të BE’së për sundim të ligjit, duke kërkuar që të bëjë një hetim të plotë publik, e më pas “t’ua lënë qytetarëve të Kosovës të gjykojë kush po e thotë të vërtetën”. Simmons, me anë të një postimi në llogarinë e tij […]

Simmons, me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’, ka thënë se EULEX-i çdoherë e ka zvetënuar të vërtetën dhe drejtësinë. Reagimi i tij vjen si formë kundërpërpërgjigjjeje ndaj deklaratave të misionit për sundimin e ligjit, të cilët i cilësuan deklaratat e Simmons-it sot në Kuvend si “koleksion i të pavërtetave dhe hamendësimeve”.

“EULEX-i vazhdimisht ka shtrembëruar të vërtetën dhe drejtësinë. I ftoj Lars-Gunnar Wigemark dhe EULEX-in në Kosovë të bashkëpunojnë për një hetim të plotë publik. T’i lëmë qytetarët e Kosovës ta gjykojnë se kush po e thotë të vërtetën”, ka shkruar Simmons, derisa ka përmendur edhe llogarinë e kryeministrit Albin Kurti.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, ka reaguar pas deklaratave të sotme të ish-kryesuesit të gjykatësve të këtij misioni, Malcolm Simmons, i cili ka përmendur shumë skandale që thotë se e kanë karakterizuar këtë mision evropian.

“Nëse prania e parregullsive ishte aq e qartë për të, atëherë pse ai nuk e kreu punën e tij si mbikëqyrës dhe pse nuk i lajmëroi menjëherë autoritetet e BE-së? Në vend që ta bënte atë, Simmons zyrtarisht raportoi pretendime për shkelje që përfshinin stafin e EULEX-it dhe EEAS-it më 2 shtator 2017, që është vetëm pasi në tetor 2016 kishin filluar disa procedura disiplinore kundër tij për pretendime për shkelje. Pas përfundimit të angazhimit të tij në EULEX, Simmons nuk shërbeu më si gjyqtarë në Mbretërinë e Bashkuar”, u tha ndër të tjera në reagimin e tyre.

Ish-kryetari i asamblesë së gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons para deputetëve sot, përveç tjerash, ka thënë se nuk i beson Gjykatës Speciale.

“Në Gjykatën Speciale kam po aq besim sa do të kisha pasur në një gjykatë në Rusi apo në Iran. Ky është niveli i besimit që unë e kam në Dhomat e Specilizuara të Kosovës”, tha Simmons.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të reagojë pasi tha se Gjykata Speciale “është aty vetëm për t’i ndëshkuar ish-komandantët e UÇK-së”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?