Simmons më 12 korrik raporton në Kuvendin e Kosovës “për shkeljet e EULEX-it”

Ish-kryetari i Gjyqtarëve të EULEX-it në Kosovë, Malcolm Simmons, do të raportojë të hënën në Kuvendin e Kosovës, përmes një video lidhje për pretendimet e tij se ky mision ka kryer shkelje përgjatë punës në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës, transmeton Periskopi. “Takim i përbashkët i Komisionit për Legjislacion me […]
Lajmin e ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës, transmeton Periskopi.
“Takim i përbashkët i Komisionit për Legjislacion me z. Malcolm Simmons, ish- kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it Vendi: Salla 506 Koha: 10:00”, thuhet në njoftim, transmeton Periskopi.
Malcolm Simmons, ish-kryetar i gjykatësve në EULEX kishte dhënë dorëheqje nga ky institucion duke akuzuar EULEX-in dhe BE-në për korrupsion.
Simmons, kishte thënë se EULEX-i dëshironte ta rrëzonte një pjesë të klasës politike kosovare dhe se posedon një dokument prej 25 faqesh të dëshmisë së tij për skandalet e pretenduara nga ai, të kryera nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë. /Periskopi/












