Simmons del para deputetëve, nis deklarimin për skandalet e EULEX-it

Deputetët anëtarë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit janë mbledhur sot në Kuvendin e Kosovës. Të njëjtit janë mbledhur për të dëgjuar raportimin e ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it në Kosovë, Malcom Simmons. Simmons përmes një video-lidhje do të raportoj për skandalet e EULEX-it […]
Deputetët anëtarë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit janë mbledhur sot në Kuvendin e Kosovës.
Të njëjtit janë mbledhur për të dëgjuar raportimin e ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it në Kosovë, Malcom Simmons.
Simmons përmes një video-lidhje do të raportoj për skandalet e EULEX-it në Kosovës, përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet tek dëshmitarët.
Tashmë Simmons është paraqitur në lidhjen Zoom, ndërsa pritet edhe të nis deklarimi i tij lidhur me ngjarjet që ndodhën më parë në kuadër të EULEX-it./












