Shteti i vogël sa troha prodhon vaksinë të veten anti-Covid, e quan “Sovranja 2”

Disa prej pajisjeve në Institutin Finlay të Vaksinave në Havanë mund të konsiderohen si të dala mode tjetërkund në botë por shkenca e tyre po bën bujë. Hulumtuesit po punojnë në dy orare për të zgjidhur krizën me koronavirusit në Kubë: Soberana 2, vaksina antiCOVID-19 e prodhuar mu në këtë shtet të vogël sa troha. […]
Hulumtuesit po punojnë në dy orare për të zgjidhur krizën me koronavirusit në Kubë: Soberana 2, vaksina antiCOVID-19 e prodhuar mu në këtë shtet të vogël sa troha.
Soberana [spanjollisht “Sovranja”] është një vaksinë e bashkuar – që nënkupton se një antigjen është fuzionuar te një molekulë mbajtëse për të përforcuar efektshmërinë dhe stabilitetin e vaksinës, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Brenda javësh, ajo do të testohet te dhjetëra mijëra vullnetarë.
Rezultatet nga testet e para klinike ishin “inkurajuese” dhe “shumë të rëndësishme”, ka thënë drejtori i institutit Dr. Vicente Verez Bencomo.
Vendi komunist shpreson që të vaksinojë secilin qytetar deri në fund të këtij viti. /Periskopi












