Shqiptari që iu ndihmoi gjermanëve në përmbytje: I thashë njërit jam nga Kosova, filloj me qajtë

Përmbytjet në Gjermani i kanë marrë jetën të paktën 150 personave, ndërsa dy qytetarë kosovarë janë bërë shembull i ndihmës në kohë të vështirë. Lulzim Hajdaraj me vëllain e tij, Gëzimin, kishin udhëtuar nga Kelni drejt Bad Neunarit për t’iu ndihmuar personave që u dëmtuan. Lulzimi tha se të dielën në orët e vona të […]

Lulzimi tha se të dielën në orët e vona të mbrëmjes janë kthyer në shtëpi, pas qëndrimit në qytetin i cili sipas tij, ishte përmbytur pothuajse i tëri.

“Ne shkuam në mëngjes dhe pritem gjatë në kolona për të hyrë në qytet”, tha Hajdaraj.

Tutje, ai tha se me të arritur në qytet bashkë me vëllanë, kanë pyetur se kush ka nevojë për ndihmë në pastrimin e banesave dhe lokaleve, të cilat siç thotë Lulzimi, ishin dëmtuar dhe mbushur me baltë.

“Në katet e para, podrumet ishin të prishura, kishte shumë baltë. Ne iu ndihmuam t’i hedhim jashtë të tëra. Ishte trishtim të shohësh ashtu një qytet të tërë të shkatërruar”, tha shqiptari nga fshati Abri i komunës së Drenasit.

Ndër të tjerash, Lulzimi tregoi për Klankosova.tv se gjermanët ishin gëzuar që këta dy vëllezër shqiptarë kishin marrë rrugë nga Këlni për t’iu dalë në ndihmë.

“Ata u gëzuan që ne nuk e kishim harruar ndihmën e tyre që ata e kanë bërë në kohën e luftës dhe atë që shteti gjerman bën edhe sot. Një banor tjetër që e takuam na pyeti nga jeni, dhe ne i treguam që vijmë nga Kosova dhe kemi ardh t’iu dalim në ndihmë për këtë katastrofën që ka ndodhur. Ai filloi të qajë dhe tha disa herë ‘faleminderit nga ju që po na bashkoheni në këto momente të vështira”.

Në fund, Lulzimi tha se ai dhe vëllai i tij dëshiruan të kontribuojnë edhe më tepër por për shkak të biznesit që kanë në Këln, duhet të vazhdonin punën.

Poashtu, ai theksoi se bashkë me ta, ishte edhe një shqiptar, banor i qytetit Bad Neunar , i cili ndihmoi vëllezërit kosovarë.

Të paktën 157 njerëz raportohet të kenë vdekur nga përmbytjet, duke përfshirë katër zjarrfikës. Rreth 31 persona kanë vdekur në Belgjikë.

Mijëra njerëz janë të zhdukur, por shumë prej tyre janë gjetur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?