Shpresë se kryeministër Kurti do të kthehet në atdhe pas 6 ditësh qëndrimi në Greqi

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në ora 15:00, çka nënkupton se kryeministri i Kosovës ka shpresë se mund të kthehet pas gjashtë ditësh nga Greqia. Kurti ka qenë në Greqi që nga 8 korriku, dhe u kritikua ashpër nga opozita për mos-prezencën e tij në Deçan ku po ndodh një krizë […]
Kurti ka qenë në Greqi që nga 8 korriku, dhe u kritikua ashpër nga opozita për mos-prezencën e tij në Deçan ku po ndodh një krizë e madhe shëndetësore.
Mbi një mijë persona janë raportuar të helmuar nga një burim ende i panjohur në këtë komunë.
Lajmi për mbledhjen e Qeverisë është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi drejtuar mediave, përcjell Periskopi.
Agjenda e këtij takimi nuk është e qartë.
Të shpresojmë që kjo mbledhje do të udhëhiqet nga kryeministri, dora vetë, dhe jo nga zv.kryeministri Bislimi./Periskopi












