Shkëlzen Gashi godet rëndë Albin Kurtin: Më e rëndësishme jeta e 1500 qytetarëve të helmuar apo njohja nga Greqia?

Shkëlzen Gashi, Ish këshilltari I kryeministrit Albin Kurti e ka akuzuar këtë të fundit për hipokrizi. Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka rikutjuar se kur Kurti ishte në opozitë thoshte se jeta e qytetarëve të Kosovës është më e rendësishme sesa çdo hap tjetër diplomatik. „më e rëndësishme jeta e 1500 qytetarëve të helmuar […]
Shkëlzen Gashi, Ish këshilltari I kryeministrit Albin Kurti e ka akuzuar këtë të fundit për hipokrizi.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka rikutjuar se kur Kurti ishte në opozitë thoshte se jeta e qytetarëve të Kosovës është më e rendësishme sesa çdo hap tjetër diplomatik.
„më e rëndësishme jeta e 1500 qytetarëve të helmuar apo njohja nga greqia?
kur ishte 26.2% më e rëndësishme ishte jeta e qytetarëve, ndërkaq tani që është 50.2% më e rëndësishme është njohja nga greqia“, ka shkruar Gashi në Facebookun e tij.
Kujtojmë se mbi 1500 qytetarë nga Deçani kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e helmimit që po vazhdon të mbetet enigmë. Ndërsa kryeministri Albin Kurti ka hyrë në ditën e 7-të të qendrimit në Greqi, ku po merr pjesë në hapje të edicionit të 23-të të Symi Symposium në Athinë.
Kurti ka marrë kritika të shumta që nuk ndodhet në Kosovë për tu qëndruar afër banorëve të Deçanit, numri i të cilëve po vazhdon të rritet si pasojë e helmimit. /Periskopi/












