Shkaktuan panik për helmim të ujit në Ferizaj, policia arreston dy persona

Shkaktuan panik për helmim të ujit në Ferizaj, policia arreston dy persona

Shkaktuan panik për helmim të ujit në Ferizaj, Policia arreston dy persona Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se këtë pasdite ka pranuar informacione se dy qytetarë, pa pasur asnjë argument kanë shkaktuar panik tek qytetarët në rrjetet sociale, se është helmuar ujësjellësi në Ferizaj. Sipas komunikatës, Policia menjëherë ka nisur hetimet dhe shumë […]

Shkaktuan panik për helmim të ujit në Ferizaj, Policia arreston dy persona

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se këtë pasdite ka pranuar informacione se dy qytetarë, pa pasur asnjë argument kanë shkaktuar panik tek qytetarët në rrjetet sociale, se është helmuar ujësjellësi në Ferizaj.

Sipas komunikatës, Policia menjëherë ka nisur hetimet dhe shumë shpejtë i ka identifikuar, të dy këta persona dhe vendndodhjen e tyre dhe të njëjtit i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

“Personi me inicialet L.J ( M/K) 30 vjeçar në rrjetet sociale me video incizim, ka bërë thirrje publike /panik: ’’Përshëndetje krejtve, desha me ju informu që bëni kujdes , mos të pini ujë të qeshmës , sepse kanë ardh lajme se edhe në Ferizaj që ka njerëz të helmuar, kështu që kujdesuni për veten , respekt L.J’’’.

“Personi tjetër, me inicialet A.T ( M/K) i moshës 28 vjeçar , ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, thirrje ‘Kujdesni shuuuuum t’madh kur pini Ujësjellës se veç sa kanë fillu mu helmu edhe n’Ferizaj!!

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me këtë rast fton qytetarët, që mos të bien pre e keqinformimeve të paidentifikuara , por të bazohen vetëm në informatat të cilat kanë ardhur nga organet kompetente , në këtë rast, nga ‘’KRU Bifurkacioni ShA’’ Ferizaj .

Ky rast, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?