Serbia, seksi, Specialja, Simmonsi, UÇK-ja: Dëshmia për EULEX-in që dridhi Kosovën, krejt çka duhet të dini

Serbia, seksi, Specialja, Simmonsi, UÇK-ja: Dëshmia për EULEX-in që dridhi Kosovën, krejt çka duhet të dini

Ish presidenti i Gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka raportuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës me kërkesën e tij për skandalet në misionin e Bashkimit Evropian [BE] për sundim të ligjit. Por, cilat janë pikat më të rënda që preku z. Simmons? Deklaratat e z. Simmons ishin shokuese dhe tmerruese, secila më e rëndë […]

Deklaratat e z. Simmons ishin shokuese dhe tmerruese, secila më e rëndë se tjetra, dhe që komprometojnë punën e misionit të EULEX-it në Kosovë duke vënë në pikëpyetje të madhe kredibilitetin e tij.

Ndërhyrjet politike

Simmons e ka thënë haptas se puna e gjyqtarëve të EULEX-it nuk ishte e pavarur dhe e pandikuar siç ishte menduar më herët.

Në fakt, ajo ishte shenjuar nga ndikime të drejtpërdrejta politike që madje kishin qenë edhe konkrete.

Ai përmendi se ka pasur takime të rregullta me ambasadat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, e të cilat ambasada bënin presion te gjyqtarët që të kishte dënime për raste ku madje edhe nuk kishte prova.

Ish krerët e UÇK-së kishin qenë shënjestra kryesore.

Një ndikim të fortë politik, sipas z. Simmons, e kishte pasur edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në vitet 2014 dhe 2015 duke përmendur specifikisht rastin “Drenica” dhe rastin “Kleçka” si më të rëndët.

Parregullsitë

Ai ka përmendur një varg parregullsish që kanë ndodhur në EULEX e për të cilat kishte qenë dëshmitar po vetë.

Për të dhënë një shembull, ai përmend një gjykatëse të EULEX-it me mbiemrin Adamska, e cila dyshohej se kishte pasur edhe aferë seksuale me një gjykatës tjetër po nga EULEX-i.

Kjo kishte qenë në konflikt të hapur të interesit me punën e tyre, ndërsa përmbend një shkëmbim interesant me e-mail.

“Kishte pasur-email shumë interesant për rastin. Vetëm dy minuta pas një-emaili ku bëhej një kërkesë nga gjyqtari, ajo kërkesë u pranua nga e-maili i radhës. Pse gjyqtarja Adamska të vendosej në rastin “Drenica”? Pse të mos zgjidhej një tjetër prej dhjetë gjyqtarëve për atë rast?”

Bashkimi Evropian

Presion të veçantë kishin bërë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian [BE].

“Shtetet anëtare të Eulexit presin dënime,” – raportoi Simmons të ketë thënë për këtë rast gjyqtari Charles Smith.

Bëhej fjalë për rastin “Kleçka”, e për të cilin ai deklaroi se nuk duhej ta shihte kurrë sallën e gjyqit për shkak të mungesës së provave.

“Në katër raste të ndara, ka pasur pretendime se Charles Smith ka provuar të ndërhyjë në gjykime. Mund t’ju ofrojë dokumente për të gjitha katër rastet. Dhe nuk ishte vetëm gjyqtari Smith që donte të ndërhynte.” – tha më tej ai.

“Shfajësimi [i ushtarëve të UÇK-së] shihej si dështim.” – deklaron më tej z. Simmons.

Edhe më tej nuk ka pasur ndonjë reagim nga Bashkimi Evropian apo nga shtetet anëtare të bllokut për këto akuza të z. Simmons.

Ai e quajti EULEX-in në mënyrë të hapur e të njëkuptimshme si mision me “agjendë politike” që ishte shtirë si dele duke qenë në fakt një ujk.

Bashkëpunimi me Serbinë

Pikë edhe më kritike e EULEX-it duket se ishte bashkëpunimi me Serbinë. Konkretisht këtu ai përmendi dorëzimin e dokumenteve për krime të luftës nga prokurorët e EULEX-it drejt prokurorëve serbë.

Por, çka ka përtej këtij dorëzimi të dosjeve?

Simmons në mënyrë të qartë ka deklaruar se EULEX-i nuk ishte i interesuar që të hetonte e gjykonte kriminelët serbë që kishin kryer krime të luftës në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998/99.

Ai nënkuptoi se përmes një qasjeje të tillë ku ndiqeshin ushtarët e UÇK-së dhe liheshin të qetë kriminelët serbë ishin lënë pa drejtësi viktimat shqiptare të luftës.

Por, Simmons flet edhe në veten e parë duke treguar se si EULEX-i e kishte shtyrë që të hapte rast ndaj politikanit serb lojal ndaj Kosovës, Oliver Ivanoviq, në mënyrë që ky i fundit të mos merrte pjesë në zgjedhjet lokale.

Gjykata Speciale

“Dorën në zemër, [Gjykata Speciale] është gjykatë një-etnike, e formuar për t’i ndëshkuar shqiptarët dhe ish ushtarët e UÇK-së. Ku janë kriminelët e Serbisë, ku janë ata që kryen krime në Kosovë? Dhe ka mijëra e mijëra vetë në Kosovë që janë viktima të mizorive që e pësuan në atë konflikt dhe që nuk po shohin drejtësi. Ku është drejtësia për ta?” – u shpreh Simmons.

Ish presidenti i gjykatësve të EULEX-it i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të reagojë për një çështje të tillë.

Po ashtu, ai ka akuzuar Specialen [Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë] edhe se ka gjyqtarë jokompetentë dhe se kontrollon gjithë procesin dhe rezultatin e saj.

Simmons në fjalën e tij foli edhe për skandale e parregullsi të tjera, përfshirë edhe komunikimin racist të gjyqtarëve të EULEX-it për rastin famëkeq “Drenica”./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?