Selmanaj, Vetëvendosjes: Si është e mundur që më së shumti milionerë të dalin nga VV?

Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] mbajti fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku pati akuza të shumta në drejtim të pushtetit. Ai qortoi Qeverinë sidomos për zëvendësimet që po bën nëpër bordet publike. “Sipas VV-së kush është njeri i mirë. Ai i cili nuk është në institucione, ai që nuk ka […]
Ai qortoi Qeverinë sidomos për zëvendësimet që po bën nëpër bordet publike.
“Sipas VV-së kush është njeri i mirë. Ai i cili nuk është në institucione, ai që nuk ka qenë në këto institucionet. Dhe e treta, ai që është i varfër. Si është e mundur që në deklarimin e pasurisë më së shumti milionerë dalin të Vetëvendosjes?” – pyeti z. Selmanaj, përcjell Periskopi.
Në deklarimin e Pasurisë në AKK, pasanikët e Vetëvendosjes janë të shumtë. Mes tyre janë Agim Bahtiri, Mytaher Haskuka, Besnik Bislimi, Valon Ramadani, Sami Kurteshi, Gramos Agusholli e shumë të tjerë.
“Kah i bëtë këto para ju? Kush janë këta njerëz? Në fakt, ne e dimë shumë mirë por populli si duket ka nevojë edhe për pak kohë për ta kuptuar mashtrimin që e keni bërë. Ju jeni ata që keni para më së shumti,” – tha z. Selmanaj më tej. /Periskopi












