Sejdiu: Anulimi i vendimit për tiketën ngjitëse, lajm edhe më i keq se vendimi i parë

Analisti Dardan Sejdiu mendon se tërheqja e Qeverisë Kurti nga vendimi për tiketat ngjitëse është gjë dhe më e keqe se vet vendimi. Ai rendit disa arsye. Ja postimi i plotë: Zmbrapsja nga vinjeta Vendimi per anulimin e vendimit per futjen e vinjetes prej 5 euro eshte lajm edhe me i keq se vendimi i […]
Analisti Dardan Sejdiu mendon se tërheqja e Qeverisë Kurti nga vendimi për tiketat ngjitëse është gjë dhe më e keqe se vet vendimi.
Ai rendit disa arsye.
Ja postimi i plotë:
Zmbrapsja nga vinjeta
Vendimi per anulimin e vendimit per futjen e vinjetes prej 5 euro eshte lajm edhe me i keq se vendimi i pare, dhe kjo per disa arsye:
E para: Ndryshimi i vendimit si pasoje e presionit tregon qe ky vendim ska qene pjese e nje strategjie te menduar, thjeshte po shperfaqet nje mundesi, e hajde ta kapim.
E dyta: I gjithe arsyetimi pas vendimit te pare po del te kete qene mashtrim, nuk qenka teme kartoni i gjelbert fare dhe as argumentet tjera!
E treta: Po shihet qarte qe nuk ka ide as strategji per me rregullu ceshtje te sigurise ne trafik. Sepse po te ishte ndryshe do behej beteja perkunder presioneve te opinionit publik. Raste te tilla ka shume ne Kosove, nje nga ta eshte edhe Qendron Kastrati i cili sado qe ishte e dhimbshme dhe jo – popullore iu fut reformes per arsim dhe i qendroj besnik idese.
E katerta: Sjellja e zv. Ministrit sikur KM shperfaq ose nje moskordinim total ndonse sot ne Kosove kemi situaten parti-shtet, ose mosinteresim total te mbikqyresve te tij per kontrata qe krijojne monopole.
Per fund, ne kuader te retorikes disa vjecare te partise ne pushtet me duhet te them qe drejtesia e lufta kunder korrupcionit nuk eshte as politikrberje vizionare e as ambicie per Kosoven, eshte thjeshte pune e perditshme! E njejta mund te thuhet per togfjalesh te “fortë” e të “medhaj” qe jane bere i vetmi “vizion” i politikes!
Vinjeta shperfaqi mungesen e idese, strategjise, guximit dhe kordinimit. Te shpresojme qe kjo eshte vetem nje gabim i paqellimshem!












