RrGK pas hulumtimit të Periskopit: Dhuna ndaj vajzave po përsëritet, institucionet po heshtin

RrGK pas hulumtimit të Periskopit: Dhuna ndaj vajzave po përsëritet, institucionet po heshtin

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka pranuar lajmin e publikuar sot pas hulumtimit të bërë nga Periskopi për dhunimin dhe keqtrajtimin e shumëfishtë të një 13 vjeçareje në Janjevë. “Pavarësisht se fëmijët dhe gratë janë grupet më të prekura nga dhuna me bazë gjinore, dhe se kohët e fundit janë bërë publike raste serioze […]

“Pavarësisht se fëmijët dhe gratë janë grupet më të prekura nga dhuna me bazë gjinore, dhe se kohët e fundit janë bërë publike raste serioze të dhunimeve ndaj vajzave, ne jemi dëshmitarë të një heshtjeje institucionale dhe trajtimi jo serioz të këtyre rasteve nga ana e drejtësisë”, thuhet në reagim.

Periskopi gjatë ditës ka publikuar edhe pamjet tmerruese të vendit ku flinte 13 vjeçarja e cila dyshohet se ishte viktimë e përdhunimit të shumëfishtë në Janjevë.

Tutje theksohet se RrGK, përmes këtij reagimi, përsërit për të disatën herë se rastet e tilla duhet të shërbejnë si moment zgjimi dhe arsye shtesë që këto krime ndaj vajzave e grave të trajtohen me prioritet, dhe që kryesit e këtyre krimeve të dënohen pa asnjë kompromis, transmeton Periskopi.

“Është barrë për secilin prej nesh që vajzat në shoqërinë tonë përjetojnë këso dhunime, para syve tanë, e institucionet në të shumtën e rasteve japin dënime të ulëta, si dhe nuk parandalojnë këto krime. Ky rast, na tregon për një zinxhir të neglizhencës e fajtorëve- duhet të ndërmerren masa ndëshkuese edhe për ata të cilët e kanë dëbuar nga shtëpia dhe të tjerët që nuk i kanë dalë në ndihmë kësaj vajze dhe nuk e kanë lajmëruar policinë”.

Përmes kësaj kumtese, RrGK shpreh indinjatë të thellë për këtë rast, duke u zotuar njëherësh që do të ngremë zërin për të kërkuar drejtësi, ashtu si për çdo vajzë e grua tjetër të dhunuar e të vrarë.

Po ashtu, RrGK kërkon nga mediat që të kenë kujdes të shtuar në raportimin e rastit, duke qenë se kemi të bëjmë me një vajzë të mitur. Identiteti i viktimës duhet të jetë i mbrojtur në çdo raportim, e me çdo kusht- vetëm kështu mediat do të luajnë rolin që u takon në luftimin e dhunës ndaj grave e vajzave në Kosovë.

RrGK thotë se nuk do të ndalet derisa dhuna ndaj vajzave e grave të mos trajtohet vetëm si lajm ditor apo si çështje private.

PERISKOPI nuk ka publikuar inicialet apo çfarëdo elementi tjetër identitar që do të mund të lëndonte viktimën.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?