Rrëzohet një punëtor nga ndërtesa në Gjakovë

Një punëtor është rrëzuar nga një ndërtesë ku ishte duke punuar në Gjakovë. Në njoftimin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:30. Viktima pas rrëzimit ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës. “Gjakovë 12.07.2021 – 14:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar në një ndërtesë, është rrezuar […]
Një punëtor është rrëzuar nga një ndërtesë ku ishte duke punuar në Gjakovë.
Në njoftimin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:30.
Viktima pas rrëzimit ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.
“Gjakovë 12.07.2021 – 14:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar në një ndërtesë, është rrezuar nga një lartësi prej 2 m dhe ka pësuar lëndime trupor. I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.












