Rreth 900 qytetarë të Deçanit u helmuan: Ministria e Shëndetësisë thërret konferencë

Rreth 900 qytetarë dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes në Deçan, e për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ka thirrur konferencë për media. Qindra qytetarë nga Deçani kanë kërkuar ndihmë mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, si pasoj e helmimit e që dyshimi kryesor po mendohet të jetë uji […]
Qindra qytetarë nga Deçani kanë kërkuar ndihmë mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, si pasoj e helmimit e që dyshimi kryesor po mendohet të jetë uji i pijes.
Ndërsa, në lidhje me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka thirrur konferencë për media në orën 19:00.
Sipas ministrisë, tema e konferencës do të jetë “informimi për çështjen e rasteve të dyshimit të helmimit në ujë për qytetarët e Komunës së Deçanit”.
Duhet theksuar që edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se po dyshohet që uji është helmuar qëllimisht.
Ai ka thënë se 884 qytetarë nga dita e shtunë deri më sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF.
Ramosaj ka thënë se kanë marrë vendimin që uji të mos përdoret më.
Ndërsa, sipas tij, rezultatet kanë treguar se kimikisht nuk ka probleme nga uji, por që po i presin edhe analizat biologjike.
“Ne kemi marrë vendim që uji të mos përdoret. Kemi ftuar prokurorinë, hetuesit, policinë e shtetit, IKSHPK-në, kompaninë “Hidrodrini” të cilët janë duke e kryet punën që të kemi një ekspertizë të saktë”, ka thënë ai.
Ramosaj tutje ka thënë se kjo nuk është hera e parë që po raportohen probleme të tilla.
Ai është shprehur se është hera e dytë që po ndodh një gjë e tillë dhe se kjo bënë që ata të kenë dyshime që këto probleme mund të jenë të qëllimshme.












