Rikthehet furnizimi me ujë në Deçan, “Hidrodrini” apelon të mos pihet

Rikthehet furnizimi me ujë në Deçan, “Hidrodrini” apelon të mos pihet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në rajonin e Dukagjinit, “Hidrodrini” ka njoftuar se ka kthyer furnizimin me ujë të pijes në fshatrat e Deçanit, ku qytetarë të shumtë dyshohet se u helmuan. Megjithatë, kjo ndërmarrje ka apeluar që ky ujë të mos pihet. Që nga e shtuna mbi 1500 qytetarë nga fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, […]

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në rajonin e Dukagjinit, “Hidrodrini” ka njoftuar se ka kthyer furnizimin me ujë të pijes në fshatrat e Deçanit, ku qytetarë të shumtë dyshohet se u helmuan. Megjithatë, kjo ndërmarrje ka apeluar që ky ujë të mos pihet.

Që nga e shtuna mbi 1500 qytetarë nga fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri kanë kërkuar trajtim shëndetësor që nga e shtuna.

Sipas KRU “Hidrodrinit”, analizat e bëra të këtij uji flasin se ai është brenda normave duke rezultuar në kufij të lejuar, sipas standardeve evropiane.

“Ky fakt sa e qetëson gjendjen dhe e vënë në pah të vërtetën po aq edhe duhet ta rrisë përkushtimin dhe vëmendjen e autoriteteve respektive, qytetarëve, mediave dhe shoqërisë se çka tjetër mund të ketë ndikuar në shëndetin qytetarë. Përkundër se rezultatet e mostrave të ujit të nxjerra nga IKSHPK, kanë rezultuar në pajtim me kushtet dhe standardet e pijes dhe janë publikuar, KRU ‘Hidrodrini’ që nga çasti i parë e deri më sot ka vazhduar të mbajë të ndërprerë furnizimin me ujë për fshatrat në fjalë, kjo si masë siguruese e mëtejme. Sot, pas takimit të Shtabit Emergjent Komunal të Deçanit është vendosur që nga ora 13:00 të rikthehet furnizimi nga sistemi i ujësjellësit për zonën në fjalë. Përkundër këtij vendimi, të përbashkët të Shtabit Emergjent, KRU ‘Hidrodrini’, rekomandon që uji sërish, mos të përdoret për pije, por vetëm për nevoja sanitare dhe higjienike, deri në një vendim të ardhshëm”, thuhet në njoftim

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit