Reagon Bordi i shkarkuar i RTK-së: U godit demokracia, do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore

Ish-anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës përmes një reagimi kanë kundërshtuar shkarkimin nga ana e Kuvendit të Kosovës. Në reagimin e bërë për media thuhet se veprimi i sotëm i shumicës parlamentare është antiligjor. “Veprimi i sotëm i shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës për shkarkimin e Bordit të RTK-së është politik, antiligjor […]
Në reagimin e bërë për media thuhet se veprimi i sotëm i shumicës parlamentare është antiligjor.
“Veprimi i sotëm i shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës për shkarkimin e Bordit të RTK-së është politik, antiligjor dhe paraqet ndërhyrje flagrante në punën e transmetuesit publik”, thuhet në reagim.
Tutje, në reagim thuhet se “ky vendim është goditje e rëndë ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së mediave”.
“Arsyetimi i shumicës parlamentare për shkarkimin e Bordit të RTK-së nuk ka asnjë argument faktik, përpos motivit të qartë politik. Bordi aktual ka qenë një ndër bordet më profesionale, i përbërë nga emra të njohur të fushës akademike dhe të mediave”, vijon reagimi.
Gjithashtu, Bordi i RTK-së thotë se “do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim arbitrar”.
“Bordi i RTK-së i bën thirrje organizatave vendore dhe ndërkombëtare të cilat merren me mbrojtjen e lirisë së mediave që të reagojnë ndaj këtij vendimi politik dhe arbitrar të shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës”, përfundon reagimi.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar pro shkarkimit të Bordit të RTK-së.
Kuvendi votoi pro shkarkimit të Bordit për secilin anëtarë veç e veç.












