Ramosaj thotë se po merr fund misteri, lë të kuptohet se deçanasit u helmuan nga uji

Afro 2 mijë qytetarë të Komunës së Deçanit, që nga e diela janë duke u përballur me simptoma të helmimit, e që dyshohej se kanë ardhur nga uji i pijes. Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj pak minuta më parë ka bërë një postim në Facebook ku ka shkruar se “Po merr fund “misteri”, populli […]
Afro 2 mijë qytetarë të Komunës së Deçanit, që nga e diela janë duke u përballur me simptoma të helmimit, e që dyshohej se kanë ardhur nga uji i pijes.
Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj pak minuta më parë ka bërë një postim në Facebook ku ka shkruar se “Po merr fund “misteri”, populli nuk ja huq kurrë”.
Ramosaj ka paralajmëruar konferencë për media në orën 16:00 të ditës së sotme, ku do të japë informacione lidhur me helmimin e qyetarëve të Deçanit.












