Ramosaj: Në Deçan ka mungesë të barnave kundër helmimit

Ramosaj: Në Deçan ka mungesë të barnave kundër helmimit

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan, ka mungesë të barnave kundër helmimit. Këtë deklaratë Ramosaj e dha pas helmimit të mbi 1,500 qytetarëve të fshatrave të Deçanit. Dyshohet se këta qytetarë janë helmuar nga uji i pijshëm. “Asnjë QKMF në nivel të shtetit, e lëre në […]

Këtë deklaratë Ramosaj e dha pas helmimit të mbi 1,500 qytetarëve të fshatrave të Deçanit.

Dyshohet se këta qytetarë janë helmuar nga uji i pijshëm.

“Asnjë QKMF në nivel të shtetit, e lëre në Deçan nuk është e furnizuar në masën e duhur dhe këtë e them me kompetencë. QKMF në Deçan prej ditës së shtunë, prej të premtes realisht, por prej të shtunës kur ne kemi fillu me hetu këtë situatë e deri më sot nuk është furnizuar. Do të thotë ka ndodhë furnizim prej vullnetit të mirë të mjekëve qoftë prej pagës së tyre, është dashtë me e bo deklarative, është dashtë me shku me i ble këto barna, qoftë edhe ndihmë të qytetarëve, ose edhe kolegëve të mi të komunës dhe bizneset që kanë ofru këtë shërbim QKMF-së”, tha Ramosaj.

Kryetari ka thënë se shpreson që deklaratat dhe premtimet e nivelit qendror për përkrahje të Deçanit  të bëhen realitet.

“Përkrahja ose ndihma deri më tash nga niveli qendror është vetëm deklarative, edhe sot janë në suazat e deklaratave dhe premtimeve, e që unë shpresoj të shndërrohen në reale, sepse është tepër e nevojshme dhe tash sot e nesër a po lëviz diçka pozitivisht”, tha Ramosaj për Kallxo.

Ramosaj ka thënë se është duke u pritur rezultati i laboratorit për të kuptuar se për çka bëhet fjalë.

Ai ka kërkuar nga mediat që të kenë kujdes për mënyrën e raportimit lidhur me këtë rast.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?