Qytetari me veturë të paregjistruar për tiketat ngjitëse: Pata mendu që Albini është me popullin, doli ndryshe

Qytetari me veturë të paregjistruar për tiketat ngjitëse: Pata mendu që Albini është me popullin, doli ndryshe

Ministria e Infrastrukturës po kërkon dëbimin nga rrugët e Kosovës të veturave të paregjistruara pasi ka nënshkruar një kontratë për “tiketa ngjitëse” me një kompani e cila do t’i kushtojë qytetarëve 5 euro në vit. Por, pse qytetarët nuk po regjistrojnë veturat e tyre? 370 mijë qytetarë i kanë veturat e regjistruara, ndërsa rreth 200 […]

370 mijë qytetarë i kanë veturat e regjistruara, ndërsa rreth 200 mijë sosh del se nuk i kanë regjistruar ato.

Kjo ka shtyrë Ministrinë e Infrastrukturës që të ndërmarr një veprim mjaft të ashpër, që duket se nuk përfill rëndesën mbi varfërinë qytetare që e shkaktoi pandemia Covid-19.

Secila veturë do të ketë një tiketë ngjitëse e cila do të tregojë se vetura i është nënshtruar kontrollit teknik, e me këtë, edhe se është regjistruar. Çdo veturë e paregjistruar që sillet nëpër Kosovë do të jetë e evidentueshme kësisoj lehtësisht nga zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Periskopi pyeti një qytetar të vendit, që deshi të mbetej anonim, për arsyen pse nuk e ka regjistruar veturën e tij.

B.J. ka deklaruar se e ka veturën të paregjistruar prej muajit shkurt të këtij viti.

“Me e regjistru kerrin është gjithë problem. Një vit po shkon sa ora. Regjistrimi po kushton një dreq e gjysë. Qaq sa harxhoj një vit për naftë, po harxhoj edhe për regjistrim. S’është në rregull që me pagu 200 e kusur për një kerr që nuk kushton më shumë se 2 mijë euro.” – deklaroi ai, përcjell Periskopi.

B.J. thotë se probleme me regjistrimin e veturës ka pasur edhe vitet e kaluara, por e ka regjistruar sapo i ka bërë paratë.

“Ka ndodh që një vit kerri ka mbet pa regjistru. Ka mbet pa regjistru se nuk pata pasë mundësi me i tubu krejt paret. Pata dalë rrugëve me kerr dhe m’pat ndodh me m’ndalë policia. Ama, policia ma falshin sepse e dijshin që nuk është problemi që s’po du me e regjistru por që s’po muj. E si unë ka plot.” – foli më tej z. J.

Por, si e vlerëzon z. J. vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës për vendosjen e tiketave ngjitëse nëpër vetura për t’i evidentuar veturat e paregjistruara.

“Keq, shumë keq. Edhe nëse don me e shty regjistrimin për nja dy a tre mujë, se nuk të qëllojnë paret, policia të sheh në rrugë dhe të dënon sepse nuk ta sheh tiketën. Kjo është shumë e padrejtë. Unë pata mendu që Albini është me popullin e varfër, por po del krejt e kundërta, që atij palla s’i han.” – u shpreh ai. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?