Qysh u ekzekutuan 31 shqiptarë në Mitrovicë? “Në krye të aksionit Oliver Ivanoviq”

Gazetar: Fidan Zejnullahu Banorët e Rrugës së Kovaçëve në Mitrovicë, e mbajnë në mend në detaje ditën kur forcat serbe, pa mëshirë ekzekutuan 31 familjarët e  tyre. Për këtë krim, ata vazhdojnë ta fajësojnë shtetin serb, ndërsa në krye të aksionit, thonë se ishte Oliver Ivanoviq. Sipas dëshmitarëve, aksionin ku u vranë 31 shqiptarët në […]

Gazetar: Fidan Zejnullahu

Banorët e Rrugës së Kovaçëve në Mitrovicë, e mbajnë në mend në detaje ditën kur forcat serbe, pa mëshirë ekzekutuan 31 familjarët e  tyre. Për këtë krim, ata vazhdojnë ta fajësojnë shtetin serb, ndërsa në krye të aksionit, thonë se ishte Oliver Ivanoviq.

Sipas dëshmitarëve, aksionin ku u vranë 31 shqiptarët në Mitrovicë, e udhëhoqi Oliver Ivanoviq.

Dhimbja për familjarët e vrarë nga serbët në luftë, është ende e madhe.

Pikërisht në këtë vend, Tefik Sejdiu, i ka kujtimet e fundit me babain, axhën dhe djalin e tij.

Ismet, Rexhep, e Mustafë Sejdiu, ishin në mesin e 31 kosovarëve, të cilët mesditën e 14 prillit të vitit 1999, u ekzekutuan në këtë vend, që njihet si Rruga e Kovaçëve në Mitrovicë.

Tefiku atëkohë 14 vjeçar, e mbanë në mend në detaje, ditën kur forcat serbe, e rrethuan ndërtesën e tyre.

Tefik Sejdiu, shpresonte që babai i tij, Ismeti, do të shpëtonte nga duart e forcave serbe.

Por, edhe Ismet Sejdiu, pati fatin e njëjtë me vëllain dhe nipin.

E pasi i mblodhën meshkujt e kësaj lagje, ata i shtrinë me duart pas koke në këtë vend.

Por, përzgjedhjen e meshkujve, Shadije Pllana – Hoti, që në këtë masakër ka të vrarë burrin e dy vëllezërit, thotë që e bën pikërisht fqinjët e tyre serbë.

Edhe Shadija, i ka të freskëta kujtimet e asaj dite.

E 6 muaj me vonë, trupat e 31 të vrarëve, do të gjindeshin brenda një varri masiv në Vidomiriq të Mitrovicës

E gjithë këtë aksion kundër shqiptarëve, sipas dëshmitarëve, e udhëhoqi ish-politikani i vrarë serb, Oliver Ivanovic.

Madje, veprimet e tij atë ditë, banorët i kanë ende të freskëta.

Në këtë masakër, morën pjesë tri njësite të forcave serbe, në mesin e tyre, edhe njësiti paramilitar i njohur si Frenkit.

Ndërsa në vendin ku u ekzekutuan 31 shqiptarët, është vendosur kjo pllakë përkujtimore në nderim të tyre.

Ismet, Rexhep, e Mustafë Sejdiu, ishin në mesin e 31 kosovarëve, të cilët mesditën e 14 prillit të vitit 1999, u ekzekutuan në këtë vend, që njihet si Rruga e Kovaçëve në Mitrovicë.

Tefiku atëkohë 14 vjeçar, e mbanë në mend në detaje, ditën kur forcat serbe, e rrethuan ndërtesën e tyre.

Tefik Sejdiu, shpresonte që babai i tij, Ismeti, do të shpëtonte nga duart e forcave serbe.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?