Qindra të helmuar në Deçan, kryetari i komunës dyshon se mund ta ketë bërë dikush qëllimshëm

Qindra të helmuar në Deçan, kryetari i komunës dyshon se mund ta ketë bërë dikush qëllimshëm

Në Deçan, gjatë fundjavës helmuar rreth 900 persona. Banorët vijnë nga një rrethinë që ka lidhje të njëjte ujësjellësi dhe institucionet shëndetësore kanë ngjallur dyshim se lënda helmuese mund të jetë uji i ujësjellësit. Kryetari i Komunës thotë se është hera e dytë brenda një muaji që ndodhin helmime dhe dyshon që ka diçka të […]

Banorët e fshatrave Irzniq dhe Prilep të Lugut të Baranit i kanë thënë Gazetës Express se ka helmime në masë të madhe.

Dyshimet për helmime i kanë te uji që përdorët në këto zona. Përfaqësues të fshatrave kanë shtuar se rrjeti i ujësjellësit është i vjetër dhe ka shumë probleme, duke treguar se ka shtëpi qe nuk kanë ujë të ujësjellësit prej 8 vitesh.

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare gjatë vikendit janë trajtuar rreth 884 persona me simptoma të njëjta, prej tyre vetëm njëzet janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës, të tjerë janë trajtuar në qendrën e mjekësisë familjare në Deçan.

Drejtori i kësaj qendre ka thënë për Express se analizat kimike, të cilat kanë nxjerr ujin e pijshëm, por largohen dyshimet, derisa të bëhen analizat mikrobiologjike të ujit.

Kryetari i komunës së Deçanit, për këtë çështje, ka thirrur konferencë për media, ku ka theksuar se “kjo çështje do të zgjidhet dhe do e marrë përsipër personalisht për ta zgjidhur në çdo lloj forme”.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një konferencë për media se kanë marrë vendimin që uji të mos përdoret më.

Ndërsa, sipas tij, rezultatet kanë treguar se kimikisht nuk ka probleme nga uji, por që po i presin edhe analizat biologjike.

“Ne kemi marrë vendim që uji të mos përdoret.  Kemi ftuar prokurorinë, hetuesit, policinë e shtetit, IKSHPK-në, kompaninë “Hidrodrini” të cilët janë duke e kryet punën që të kemi një ekspertizë të saktë”, ka thënë ai.

Kryetari i Deçanit ka thënë se është hera e dytë që po ndodh një gjë e tillë dhe se kjo bënë që ata të kenë dyshime që këto probleme mund të jenë të qëllimshme.

“Është hera e dytë brenda një muaj ditësh që po raportohet e njëjta skenë, e që na ka shti me supozu dhe me mëndu që këto edhe mund të jenë të qëllimshme. Le të jenë në kompetencë të Prokurorisë të Shtetit, të hetuesve të shtetit, të cilët tashmë po merren me këtë proces”, ka thënë ai.

Ramosaj ka thënë se, në qoftë se analizat mikrobiologjike e nxjerrin ujin të dëmshëm, ai do marrë masa ndëshkuese politike, ligjore e administrative.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?