Qeveria hoqi dorë nga ‘tiketat ngjitëse’: Si e shpëtoi Periskopi popullin nga zhvatja dhe monopoli?

Qeveria hoqi dorë nga ‘tiketat ngjitëse’: Si e shpëtoi Periskopi popullin nga zhvatja dhe monopoli?

Hysen Durmishi i Ministrisë së Infrastrukturës tashmë ka njoftuar popullin se është tërhequr nga Marrëveshja famëkeqe për ‘tiketat ngjitëse’ të cilën e kishte nënshkruar më 8 qershor 2021. Periskopi tash e një javë kishte alarmuar opinionin për përmbajtjen e përçudshme të saj dhe për pasojat që do t’i vuante populli. Por, si arriti kjo gazetë […]

Më 8 qershor 2021, Hysen Durmishi kishte marrë vendim që ta nënshkruante Marrëveshjen për tiketat ngjitëse që do t’i vendoseshin automjeteve nga 1 shtatori i po këtij viti. Kjo marrëveshje i jepte kompanisë “Auto Control Kosova” mundësinë që t’i fitonte deri në 11 milionë euro për 5 vitet e ardhshme sa zgjaste kontrata.

Prej 8 qershorit deri më 15 korrik nuk kishte ndodhur asgjë.

Më 15 korrik, Periskopi publikon një artikull në të cilin tregon se si po bëhej monopoli dhe zhvatja dhe se si do ta vuante populli i varfëruar edhe më shumë nga pandemia këtë situatë.

Disa orë pas artikullit të titulluar “Monopoli me tiketat e automjeteve: “Qytetarëve të Kosovës do t’iu kushtojë deri në 11 milionë euro (Kontrata)” reagoi edhe Hysen Durmishi.

Ai deklaroi se nënshkrimin e tij e kishte  bërë pas muajsh të tërë konsultimesh me Zyren Ligjore.

Periskopi nuk i shpëtoi sulmeve të shumta verbale që e shihnin raportimin e saj ‘të ndikuar politikisht’. Sidoqoftë, një pjesë e madhe qytetarësh ishin të shqetësuar me gjithë atë që po ndodhte.

Gazeta lajmëroi se për një tiketë qytetarët do të paguanin nga 4 euro e 90 centë. Nga hulumtimi i tregut mësoi se një tiketë e tillë ngjitëse do të kushtonte më pak se një cent.

Dhe, më 22 korrik Hysen Durmishi me Ministrinë e Infrastrukturës bëri atë që duhej ta bënte: pezulloi marrëveshjen për tiketa ngjitëse.

Çka tha kjo Ministri?

Durmishi deklaroi se “pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra-tjetrën.”

Por, në fakt kjo deklaratë bie ndesh me deklaratën e 15 korrikut [prapë pas nënshkrimit] ku deklaronte që nënshkrimin e kishte dhënë pas konsultimeve të bëra vazhdimisht me Zyren Ligjore të kësaj ministrie.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?